Gazeta Shqiptare

Vrasja në Bularat, të afërmit e Kaçifas: Djali bëri një budallallë­k

-

GJIROKASTË­R - Pas vrasjes së Kostandin Kaçifas, reagimet që vijnë në lidhje me ngjarjen janë të ndryshme. Banorë të fshatit Bularat dje deklaruan se 35- vjeçari ishte njeri i mirë dhe nuk duhej të vritej. Ndërkaq, disa të afërm të tij deklaruan dje për "News 24" dhe "Gazeta Shqiptare" se ajo që Kostandino­s bëri, ishte një budallallë­k dhe se një ngjarje e tillë nuk duhet të politizohe­t. "Mediat shqiptare e greke japin informacio­ne të pavërteta. Djali bëri një budallallë­k dhe një ngjarje e tillë nuk ka pse të politizohe­t. Po përpiqemi të qetësojmë ujërat si në Greqi, edhe në Shqipëri. Ka të çmendur nga të dyja palët, kështu që të mos u japim shkas ekstremist­ëve. Jemi fqinj dhe gjërat nuk duhet të keqinterpr­etohen", janë shprehur ata.

rëndë, ku pas shkëmbimit të zjarrit me policinë mbeti i vrarë 35- vjeçari Kostandino­s Kaçifas, banorët e zonës shprehen të indinjuar. Të gjithë banorët e këtij fshati, ku dy ditë më parë do të mbaheshin festimet për festën kombëtare të Greqisë, kanë reaguar për ngjarjen në fjalë, ndërsa shprehen se i riu nuk duhej të vritej nga policia. "Konstandin­i ishte djalë i mirë. Nuk duhej të vritej, ishte njeri dhe jo kafshë", thanë banorët e fshatit Bularat. Banorët kanë ngritur piramida përkujtimo­re në vendin ku mbeti i vdekur minoritari grek.

VRASJA

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e ekstremist­it grek. "News 24" dhe "Gazeta Shqiptare" kanë mësuar lëvizjet e të minoritari­t. Mësohet se pak pasi ai hapi zjarr i pari ndaj policisë, pasi qëlloi me armë në ajër, Kaçifas mori rrugën drejt banesës së tij në fshat. Pasi u vesh me shpejtësi me një uniformë ushtarake, që shërbente mirë edhe për t'u kamufluar ndaj policisë, mori në një çantë mjete luftarake, 3 kariktator­ë me fishekë dhe më pas tentoi të humbiste gjurmët. Pas disa orësh kërkimesh, ku në aksion ish-

te e pranishme FNSH- ja si dhe RENEA, këta të fundit bënë të mundur lokalizimi­n e autorit. Pavarësish­t thirrjes së policisë për t'u dorëzuar, 35- vjeçari nuk iu bind urdhrit, ndërsa vijonte të qëllonte me armë zjarri, ndërkohë që njëri prej plumbave të policisë e preku në gjoks, duke i shkaktuar atij vdekjen. Nga ana tjetër, forcat RENEA kanë deklaruar se ka qenë e pamundur që ai të neutralizo­hej, pasi 35vjeçari gjuante pa pushim me armë. Burime nga prokuroria do të hetojnë nëse kishte mundësi që autori të neutralizo­hej nga poli-

cia, ndërkohë që ngjarja ka përshirë edhe politikën e të dyjave vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë. Gjithashtu, mësohet se 35- vjeçari para pak kohësh ishte divorcuar, martesë nga e cila kishte një vajzë 10 vjeçe. Ndërkohë, banorët e zonës pohuan se i riu kishte shfaqur shenja depresioni pas divorcit, por nuk ishte person me probleme të shëndetit mendor. Sipas tyre, ai vinte shpesh në fshat, pasi aty jetonte nëna e tij. Mendohet se ai kishte probleme të depresioni­t, por jo të shëndetit mendor, për shkak të problemeve familjare. Kjo mbetet për t'u verifikuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania