Çfarë shkroi minoritari në qendër të fshatit para vrasjes

Gazeta Shqiptare - - EKSTREMISTI GREK -

GJIROKASTËR - Një ditë para festës kombëtare të Greqisë në Bularat, si pjesë e zbukurimeve të kësaj feste, 35vjeçari ka vizatuar në qendër të këtij fshati flamurin grek dhe ka shkruar në greqisht emrin e këtij fshati. Të dielën ai mbeti i vrarë nga forcat speciale. Gjithçka nisi rreth orës rreth 10: 00, kur Kaçifas nisi të qëllonte me armë zjarri në ajër, duke shkaktuar panik te banorët e zonës, të cilët ishin mbledhur në qendër për të festuar festën e Greqisë, e cila si çdo vit po organizohej edhe në këtë fshat. Menjëherë në drejtim të vendit nga vinin të shtënat shkuan shërbimet e policisë, të cilat ishin të dislokuara në qendër të fshatit, pasi do zhvillohej aktivitet me rastin e festës së Greqisë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Kostandinos Kaçifa pasi ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij, ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë, duke rrezikuar jetën e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.