Zbulohet e kaluara kriminale e Kaçifas, u arrestua në 2009- ën për trafik droge

Gazeta Shqiptare - - EKSTREMISTI GREK -

TIRANË - Të tjera detaje janë zbuluar pas vrasjes së minoritarit grek, Kostandin Kaçifa nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës, pas dyluftimit me policinë shqiptare. Mediat greke shkruajnë se 35- vjeçari i lindur në Bularat dhe banues në Athinë rezulton person me precedentë penalë në Greqi. Mësohet se ai është arrestuar në vitin 2009 nga policia greke në Halandri, në periferi të Athinës, pasi është kapur me rreth 1 kg hashash. Prokuroria në Athinë e ka akuzuar 35vjeçarin në vitin 2009 për akuzën e trafikut të drogës si dhe si pjesëtar të një organizate kriminale. Pas vrasjes së ushtarit ekstremist grek, Konstantinos Kaçifa, reagime të shumta kanë pasuar në mediat e vendit fqinj, por edhe mediet botërore. "Washington Post", në pasqyrimin e kësaj ngjarjeje shkruan se Kaçifa u vra në dyluftim me policinë në Shqipëri. Mediet botërore shkruajnë se Kaçifa u vra pas një dyluftimi me policinë shqiptare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.