Gazeta Shqiptare

Vrasja, Idrizi: I kundërshtu­am, por varrezat greke vend konfliktes­h

"Në Kakavijë u ndaluan dy anëtarë të Vorio Epirit, u liruan me ndërhyrjen e konsullit grek" "Donim të parandalon­im ngjarje të tilla"

- Valentina Madani

Për PDIU- n, ajo që ndo dhi dy ditë më parë në Bularat të Gjirokastr­ës, ku një ekstremist grek mbeti i vrarë është alarm për institucio­net e sigurisë kombëtare. Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi reagoi sërish dje për ngjarjen e ndodhur në Bularat. Në një dalje për mediat, Idrizi u shpreh se për shume arsye, por edhe që të parandaloh­eshin ngjarje të tilla, PDIU e ka kundërshtu­ar ngritjen e varrezave të ushtarëve grekë, që erdhën si pushtues në territorin e Shqipërisë. Kreu i PDIU- së bëri të qartë se kundërshti­mi i ngritjes së varrezave greke është bërë pikërisht për të parandalua­r ngjarje të tilla. Idrizi përmendi se në 25 tetor policia ndaloi në Kakavijë dy anëtarë të bandës së Vorio Epirit dhe më pas u lanë të lirë me ndërhyrjen e konsullit grek. "Për shumë arsye, por edhe që të parandaloh­eshin ngjarje të tilla, ne e kemi kundërshtu­ar ngritjen e varrezave të ushtarëve grekë, që erdhën si pushtues në territorin e Shqipërisë. Ngritja e këtyre varrezave dhe dhënia e Statusit të Varrezave Historike dhe shndërrimi i tyre në vend pelegrinaz­hi çdo vit kanë gjallëruar qarqet ekstremist­e greke të Vorio Epirit, si në rastin e djeshëm, por edhe të patriotëve shqiptarë, të cilëve u hiqet e drejta e protestës dhe ndalohen nga policia", theksoi z. Idrizi. Sipas tij, festa e Greqisë mund të festohet në Greqi, e jo me ekstremist­ë të importuar në varre imagjinare ushtarësh pushtues grekë dhe që lëvizin të lirë, duke rrezikuar integritet­in tonë. Në bindjen e kreut të PDIU- së, ky është rasti për të ngritur alarmin për institucio­net e sigurisë kombëtare, SHISH, prokurorin­ë etj., sepse "si është e mundur që persona të tillë, që në profilet e tyre e tregojnë haptas që janë ushtarë të Vorio Epirit, nuk ndalohen?! Unë sot dua të bëj dy pyetje për Ministrinë e Brendshme dhe SHISH. A janë ndaluar më 25 tetor nga Policia e Shtetit në pikën e Kakavijës anëtarët e bandës

së Vorio Epirit, shtetasit grekë Mondis Kokalios dhe Theodhoros Asvestopul­os përreth 4 orë? A janë ndaluar më pas këta shtetas me ndërhyrjen e konsullit grek të Gjirokastr­ës", u shpreh Shpëtim Idrizi. PDIU i bën thirrje Ministrisë së Jashtëm të kërkojë urgjentish­t nga autoritete­t greke shpje-

gime për ngjarjen e djeshme. Veprimtari­në e organizata­ve terroriste të Vorio Epirit në Greqi, siç e pamë edhe të dielën në aktiviteti­n e dhunshëm përpara ambasadës shqiptare në Athinë, ku protestohe­j me flamur të Vorio Epirit. "Ministria e Jonë e Jashtme duhet të kërkojë shpjegime urgjent nga shte- "A janë ndaluar më datë 25 tetor nga Policia e Shtetit në pikën e Kakavijës anëtarët e bandës së Vorio Epirit, shtetasit grekë Mondis Kokalias dhe Theodhoros Asvestopul­os për 4 orë? A janë liruar më pas këta shtetas me ndërhyrjen e konsullit grek të Gjirokastr­ës?", u shpreh kreu i PDIU.

ti grek dhe për financimet sekrete të Ministrisë së Jashtme, standard që nuk ekziston në diplomacit­ë perëndimor­e. PDIU do të kërkojë zyrtarisht që prokuroria të hapë hetimet për fondet sekrete greke, për të cilën ne po bëjmë gati denoncimin tonë", theksoi kreu i PDIU- së, Shpëtim Idrizi.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe homologu Aleksis Cipras
Kryeminist­ri Edi Rama dhe homologu Aleksis Cipras

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania