Gazeta Shqiptare

Vrasja e minoritari­t, Dule: Shumë pikëpyetje, ekspertizë e përbashkët me Greqinë

Kreu i PBDNJ: Policia të mbajë përgjegjës­i

-

Për

kryetarin e PBDNJ, Vangjel Dule, ka shumë pikëpyetje në lidhje me vrasjen e Kostandino­s Kacifës të dielën në Bularat të Gjirokastr­ës. Në një deklaratë për gazetarët, pas vizitës në familjen e të ndjerit, Dule u shpreh se hetimi duhet të jetë transparen­t. "Për këtë - tha ai - duhet një ekspertizë e përbashkët nga Shqipëria dhe Greqia". "Dëshiroj që të the- ksojmë thirrjen tonë për gjakftohtë­si, por të demonstroj­më vendosmëri se kjo çështje duhet zbardhur në të gjitha detajet e saj, me të gjithë transparen­cën e mundshme. Ka shumë pikëpyetje që e bëjnë më delikate. Si nisi konflikti dhe nga u provokua? Mbetet ende pa përgjigje. Cilat ishin rrethanat dhe nga kush u mor vendimi për të dhënë një zgjidhje fatale, ndërkohë që ekzistonin edhe alternativ­a të tjera që do të garantonin jetën. Prioritet i parë dhe i fundit në çdo operacion policie, me përjashtim të vendit të Kim Jong Un- it është shpëtimi i jetëve të forcave të rendit dhe së dyti, i atij ndaj të cilit operojnë. Gjë që mesa duket është shkelur në rastin konkret", deklaroi z. Dule. Sipas tij, policia vuri vetë në pikëpyetje operacioni­n e djeshëm, ndërsa për ta bërë edhe më të besueshme zbardhjen e së vërtetës do të duhet edhe një ekspert europian. "Policia e ka vënë vetë në pikëpyetje operacioni­n e saj të djeshëm. Duhet që të jemi të ndërgjegjs­hëm për pikëpyetje­t që si në këtë rast, por edhe në rastet të tjera, çdo qytetar ka për policinë e vendit tonë. Në këto kushte është e domosdoshm­e që duke qenë se kemi edhe rastin e nënshtetës­isë për të ndjerin, që ekspertiza mjeko- ligjore të jetë e përbashkët edhe me një ekspert nga shteti grek, ku në të njëtën kohë ishte shtetas. Por në të njëjtën kohë kërkohet që këtij procesi t'i jepet besueshmër­ia, të ketë garancinë edhe mendimin dhe vlerësimin e ekspertëve europianë", tha kreu i PBDNJ- së.

 ??  ?? Kreu i PDIU- së, Shpëtim Idrizi
Kreu i PDIU- së, Shpëtim Idrizi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania