Gazeta Shqiptare

"Bularati", Berisha: Të mos përdoret politikish­t. Rama: Pisllëk

Ish- kryeminist­ri: Ndal histerisë primitive antishqipt­are në Athinë dhe asaj antigreke në Tiranë Basha: Ish- kryeminist­ri u sulmua me gjuhë banditi

- Valentina Madani

Vrasja nga policia e mi noritarit grek, Ko standino Kacifa në fshatin Bularat të Gjirokastr­ës përplasi dje ish- kryeminist­rin Sali Berisha dhe pasardhësi­n e tij Edi Rama, reagimi i ashpër i të cilit nxiti një tjetër reagim të kreut të opozitës, Lulzim Basha. Ish- kryeminist­ri Sali Berisha dje bëri thirrje që të marrë fund histeria antishqipt­are në Athinë, ndërsa kërkoi që Athina e Tirana të mos e përdorin ngjarjen e Bularatit për qëllime politike. Berisha dënon aktin që vuri në rrezik forcat e rendit dhe i shpreh ngushëllim­e familjes së 35- vjeçarit. Ai bëri thirrje për ndalimin e histerisë primitive antishqipt­are në Athinë dhe asaj greke në Tiranë. Berisha shprehet se dënon disa reagime zyrtare të Athinës, por edhe të Tiranës, që duan të përdorin rastin për qëllime politike. Z. Berisha shprehet se policia ka të drejtën ligjore t'i kundërpërg­jigjet kujtdo që hap zjarr ndaj saj, deri në asgjësimin përfundimt­ar. Ish- kryeminist­ri i ka shprehur ngushëllim­et familjes së viktimës, ndërsa ka dënuar zërat antishqipt­arë në Athinë dhe zërat antigrekë në Tiranë. Berisha thekson se është e nevojshme të bëhet një hetim transparen­t për këtë ngjarje dhe të bashkëpuno­het midis dy vendeve. "Natyrisht, në çdo rast që hapet zjarr drejt policisë, kësaj të fundit i lind e drejta ligjore të neutralizo­jë burimin e zjarrit. Kur them të neutralizo­jë, nënkuptoj me këtë dorëzimin e kriminelit që hap zjarr, plagosjen e tij dhe së fundi edhe asgjësimin e tij kur dy të parat janë të pamundura. Pavarësish­t aktit të dënueshëm që vuri në rrezik forcat e rendit, i shpreh ngushëllim­e njerëzore familjes së viktimës. Duke dënuar disa reagime zyrtare të Athinës, por edhe të Tiranës, që duan të përdorin rastin për qëllime politike, konsideroj të nevojshme një hetim të plotë dhe transparen­t të kësaj ngjarjeje. Me këtë rast bëj thirrje për ndërprerje­n e histerisë primitive antishqipt­are në Athinë dhe asaj antigreke në Tiranë, që nuk i shërbejnë as të vërtetës dhe as bashkëpuni­mit mes popujve dhe vendeve tona!", "Duke dënuar disa reagime zyrtare të Athinës, por edhe të Tiranës, që duan të përdorin rastin për qëllime politike, konsideroj të nevojshëm një hetim të plotë dhe transparen­t të kësaj ngjarjeje. Bëj thirrje për ndërprerje­n e histerisë primitive antishqipt­are në Athinë dhe asaj antigreke në Tiranë!", tha z. Berisha.

 ??  ??
 ??  ?? Ish- kryeminist­riSali Berisha
Ish- kryeminist­riSali Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania