Gazeta Shqiptare

Sandër Lleshi: Çfarë mendoj për Fatmir Xhafajn dhe Saimir Tahirin

"Oferta surprizë e Edi Ramës për mua"

-

studion e emisionit "Opinion", ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi ka folur edhe për dy paraardhës­it e tij. Duke qenë se prej 5 vitesh ka qenë në pozicionin e Këshilltar­it të Kryeminist­rit për Sigurinë Kombëtare, Lleshi ka pranuar se pjesë e punës së tij ka qenë edhe bashkëpuni­mi me ministrat e Brendshëm, konkretish­t Tahiri dhe Xhafaj. I pyetur se çfarë mendonte për ta, Sandër Lleshi ka heshtur për disa sekonda, ndërsa më pas u shpreh se nuk ishte përgatitur për këtë pyetje. "Nuk isha përgatitur dhe për njerëzit nuk shprehem. Kam mendim pozitiv për të dy. Dihet që zoti Xhafaj e mori ministrinë në një situatë të ndërlikuar. Ka bërë punë pozitive. Për zotin Tahiri e di që ka punuar me dinamizëm dhe aksion të madh. Kursej çdo opinion tjetër duke qenë se është në gjykatë dhe nuk më takon të jap unë mendime",- tha Lleshi, duke shtuar, se e kishte marrë vesh propozimin e Ramës vetëm 8 orë para mediave. Përgjatë një interviste në ' Opinion', të hënën, Lleshi deklaroi se aktualisht është këshilltar për Mbrojtjen i kryeminist­rit Edi Rama dhe mbi të gjitha ndan me të vizionin për Shqipërinë. Lleshi: Ishte një ofertë e papritur. E kam marrë vesh të premten në darkë, tetë orë para jush. Unë s'kam pasur ambicie politike. Unë jam këshilltar i kryeminist­rit dhe ndaj shumë gjëra me të. Ishte një propozim që unë nuk mund ta kundërshto­ja pasi ndaj shumë gjëra me të. Në fakt, unë jam propozuar për ministër i Brendshëm, dhe jo kryepolic i Shqipërisë. Në fushën e sigurisë kombëtare jam i specializu­ar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania