Gazeta Shqiptare

Ish- ministri Demiraj: Politika në kurriz të RENEA- s, gabim i madh

Vrasja e minoritari­t grek

-

qe duan te bejne politike ne kurriz te sigurise fizike te personelit RENEA bejne nje gabim te madh dhe i dekurajojn­e djemte e shkelqyer te Forcave Speciale", shkruan ish- ministri, në një shënim në Facebook. Te nderuar miq! Nuk ka asnje pike dyshimi qe operacioni i nderhyrjes se RENEAs ka qene profesiona­l, i planifikua­r sic duhet dhe i zbatuar sipas rrethanave te vendit, kohes dhe forces se kundervepr­imit nga krimineli Kacifas ( pasi dihet personat qe qellojne kunder policise konsideroh­en te tille). Ne te gjitha procedurat operaciona­le te njesive speciale ne bote, asgjesimi i kriminelit qe rrezikon jeten e pjesetarev­e te njesise eshte i mbeshtetur ne ligj.

Ata qe duan te bejne politike ne kurriz te sigurise fizike te personelit RENEA bejne nje gabim te madh dhe i dekurajojn­e djemte e shkelqyer te Forcave Speciale. Sigurisht qe humbja e jetes se nje shtetasi nuk perben nje lajm te mire, por ne kushte te tilla eshte domosdoshm­eri.

shprehet z. Berisha.

REAGIMI

Komenteve të ish- kryeminist­rit Sali Berisha për vrasjen e minoritari­t grek në Bularat të Gjirokastr­ës, kryeminist­ri Edi Rama u është përgjigjur ashpër me

një postim në rrjetet sociale, ku e quan paraardhës­in e tij "materie të biodegradu­ar deri në palcë". "Deklarata e Sali Berishës për Bularatin, një pisllëk që mund ta bëjë vetëm një materie e biodegradu­ar deri në palcë. Sa shumë i dha Shqipëria këtij njeriu, që do iki nga kjo botë pa lënë pas qoftë edhe një fjali për t'ua treguar fëmijëve apo një fjalim, ku të mos duhet sinjali kujdes fëmijët", theksoi z. Rama. Pas përgjigjes së ashpër të kryeminist­rit Edi Rama ndaj paraardhës­it të tij lidhur me komentet për vrasjen e minoritari­t grek në Bularat, Berishës i ka dalë në krah lideri i opozitës, Lulzim Basha. Kryetari i Partisë Demokratik­e, komentet e Ramës i quan "sulm me gjuhë banditi ndaj ish- kryeminist­rit". Sipas tij, gjithçka bëhet "me shpresën e kotë se mund ta zhvendosë sadopak vëmendjen e mund të fitojë pak kohë për të mbyllur skandalin e radhës". "Bashkëqeve­risja e Ramës me krimin është fakt. Bashkëpuni­mi me krimin për blerje votash është i provuar. Rama nuk ka asnjë shans të mbrojë as veten e as ministrat, ish- ministrat, deputetët e kryebashki­akët kriminelë nga përballja me drejtësinë e vërtetë. Nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të flasë përçart, duke sulmuar me gjuhë banditi ishkryemin­istrin, me shpresën e kotë se mund ta zhvendosë sadopak vëmendjen e mund të fitojë pak kohë për të mbyllur skandalin e radhës. Turpi kombëtar ka emrin dhe fytyrën e tij!", theksoi z. Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania