Gazeta Shqiptare

Fotot, ekstremist­i grek qëlloi me automatik të modifikuar me dylbi

Dyshimet për provokim të organizuar. Burimet: Ishte pjesë e një grupi Konstandin Kaçifa kishte 3 krehra të bashkuar

-

Shtohen dyshimet se ek stremisti grek Kostan din Kaçifa ishte pjesë e një plani të parapërgat­itur për të krijuar tension në jug të Shqipërisë. Burime nga Bularati bëjnë të ditur se plumbat mbi Policinë e Shtetit mendohet të kenë qenë një incident i planifikua­r që më parë. Dyshimet janë se Kaçifa ishte pjesë e një komandojë të armatosur që ka mësyrë në kufirin shqiptar për të shkaktuar akte terrori në vend.

Në videon e publikuar nga mediat, shihet se Kaçifa mban në dorë një kallash të modifikuar me 3 krehra të bashkuar, i veshur me uniformë ushtarake. Kjo të bën të mendosh se viktima që u vra nga RENEA e kishte paramendua­r aktin e tij të goditjes së policisë shqiptare. Gazetari investigat­iv deklaroi dje se Kaçifa nuk veproi vetëm. S'ishte vetëm. Por kur panë RENEA- n, dronët dhe helikopter­ët, u trembën. Ka qenë skenar, sepse ai s'veproi i vetëm. Kur i shihte syri rrezik, vepronte. S'ishte fshatar i thjeshtë. Askujt s'i bëhet qejfi për jetën e një njeriu, por askush se dinte çfarë do ndodhte. Nuk dihej nëse do ndihmohej sërish nga persona të armatosura. Në pamundësi të negociatav­e dhe të një zgjidhjeje tjetër, Forcat Speciale e neutralizu­an. Ai u ndihmua nga të tjerë. Ku janë të tjerët që hynë në Shqipëri me Kaçifën?", deklaroi ai.

Në këto foto shihet 35vjeçari, i veshur me uniformë ushtarake dhe me një automatik në dorë teksa qëllon në drejtim të automjetit të policisë në qendër të fshatit Bularat. Pamjet janë regjistrua­r me celular nga brenda lokalit, ndërsa dëgjohen edhe disa të shtëna.

NGJARJA

Në prag të zhvillimit të festes se Greqisë, e cila si çdo vit u organizua edhe në qendër të fshatit Bularat në Gjirokastë­r, të shtëna me armë tronditën zonën. Policia, e cila ishte stacionuar në qendër të fshatit për mbarëvajtj­en e festës menjëherë është nisur ne drejtimin nga janë dëgjuar të shtënat, ndërsa identifiko­i edhe personin që qëlloi me armë. Kostandin Kaçifa sapo ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Fatmirësis­ht nga të shtënat nuk pati punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë. Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin. Shtetasi Kostandino­s Kaçifa u fut në thellësi të fshatit ku forcat "Shqiponja" dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastë­r shkoi dhe një helikopter i Ministrisë së Brendshme dhe forcat speciale RENEA nga Tirana, të cilat bënë te mundur edhe lokalizimi­n e autorit. Por pasi nuk iu përgjigj thirrjes se policisë për t'u dorëzuar, 35- vjecari qëllonte me armë zjarri, ndërkohë mbeti i vrarë.

 ??  ?? 35- vjeçari, i veshur me uniformë ushtarake teksa qëllon në drejtim të automjetit të policisë në qendër të fshatit Bularat
35- vjeçari, i veshur me uniformë ushtarake teksa qëllon në drejtim të automjetit të policisë në qendër të fshatit Bularat
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania