Gazeta Shqiptare

U arrestua në Tiranë, pedofili italian ka abuzuar edhe me dy fëmijë shqiptarë

Ndërpriten procedurat për ekstradimi­n e 45- vjeçarit

-

TIRANE - Arrestimi pak ditë më parë i 45- vjeçarit italian në Tiranë, i cili kërkohej nga drejtësia italiane për dhunë seksuale ndaj të miturve ka nxjerrë në dritë një të vërtetë tronditëse. Masimillia­no Croce, i dënuar në vendin fqinj me vendim të formës së prerë me 16 vite burg pasi ka abuzuar seksualish­t me fëmijë të varfër e jetimë, të cilëve iu jepte mësim në Romë, dyshohet se ka abuzuar seksualish­t edhe me 2 fëmijë shqiptarë. Burime nga policia thanë për ' News 24' se 45- vjeçari italian jetonte prej 2 vitesh në periferi të Tiranës ku bashkëjeto­nte me një grua, e cila kishte dy fëmijë, më i madhi 14 vjeç. Pas prangosjes së Croces, blutë kanë marrë në pyetje gruan së bashku me 2 fëmijët. Në prani të psikologes, të miturit kanë treguar se janë ngacmuar e abuzuar seksualish­t nga 45- vjeçari. Ndërsa, gruaja ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni as për abuzimin me fëmijët e saj as për të shkuarën e errët të italianit. Ajo ka treguar për uni- format blu se ai sillej mirë me fëmijët dhe e ndihmonte financiari­sht për të përballuar jetesën. Momentalis­ht policia po kryen hetime të thelluara, por nuk ka sigu- ruar asnjë provë që të fajësojë gruan si bashkëpunë­tore. Në lidhje me këtë rast janë ndërprerë procedurat e ekstradimi­t të 45- vjeçarit, pasi ai do të hetohet për veprën penale të dhunës seksuale ndaj të miturve në Shqipëri. Masimillia­no Croce në vitin 2017 është dënuar nga gjykata italiane me vendim të prerë me 16 vite burgim për veprën penale: "dhunë seksuale ndaj të miturve". Croce kishte mundur t'iu shpëtonte prej katër vitesh autoritete­ve italiane, ndërsa u prangos në periferi të kryeqyteti­t më 24 tetor pas një bashkëpuni­mi mes policisë italiane dhe asaj shqiptare.

 ??  ?? Masimillia­no Croce
Masimillia­no Croce
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania