Iu gjet 2 kg kokainë në makinë, bien në pranga 2 të rinjtë

Gazeta Shqiptare - - NGJARJA NE BULARAT -

DURRES - Në vijim të operacioneve për kapjen e personave të përshfirë në krim të organizuar e trafik droge, policia ka ndaluar dy persona në Durrës. Aksioni u zhvillua mbrëmjen e së dielës tek zona e quajtur "Ura e Dajlanit". Pas një hetimi 2 mujor, policia arriti të vërë në pranga shtetasit: Taulant Lala 29 vjeç dhe Adnand Bufi 22 vjeç, të dy banues në Shkozet, Durrës. Dy të rinjve iu gjet dhe iu sekuestrua 2 kg kokainë. Mësohet se lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "BMW" që drejtohej nga Lala.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.