Gazeta Shqiptare

Erdogani bën bashkë Metën, Thaçin dhe Vuçiçin në Stamboll

Presidenti në Stamboll me ftesë të veçantë, hapet aeroporti më i madh i Turqisë Meta takon Erdoganit: Kënaqësi e veçantë

- Valentina Madani

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet në Stamboll, me ftesë të veçantë nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për të marrë pjesë në përurimin e aeroportit të madh të këtij qyteti "Istanbul Ataturk Airport". Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan inauguroi aeroportin e ri të Stambollit, i cili pas përfundimi­t të plotë në vitin 2028, pritet të jetë aeroporti më i madh në botë. Simbolika e këtij përurimi përkon me 95- vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë. Mbi 50 zyrtarë të lartë nga të paktën 18 shtete, kryesisht Europa Juglindore, Azia dhe Afrika, morën pjesë në ceremoninë e inaugurimi­t. Në mesin e liderëve të shumtë ishin edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta; Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic. Nuk dihet ende nëse ka pasur takime mes liderëve, por nga video e transmetua­r drejtpërsë­drejti nga ceremonia e inaugurimi­t u pa qartë që autoritete­t turke janë kujdesur që Thaçin dhe Vuçiçin t'i ulin jo afër njëritjetr­it. Ndërkohë që Meta, Thaçi dhe Ivanov qëndruan bashkë në të majtë të Erdogan, Vuçiç ishte ulur në të djathtë. Agjencia turke e lajmeve, "Anadolu Agency" tha se hapja e fazës së parë të aeroportit u organizua me rastin e 29 Tetorit, Ditës së Republikës në Turqi. Faza e parë e aeroportit do të ketë kapacitet për 90 milionë pasagjerë në vit, tha Erdogan, duke shtuar se "kjo shifër do të rritet në 150 milionë, nëse nevojitet edhe në 200 milionë, pas përfundimi­t të të gjitha fazave deri në vitin 2028". Aeroporti është ndërtuar në një hapësirë prej 76,5 milionë metra katrorë, ndërsa për hapjen e fazës së parë janë investuar gjashtë miliardë euro. Faza e dytë pritet të përfundojë deri në vitin 2023, ndërsa e treta dhe e fundit në vitin 2028. "Pas përfundimi­t të punëve, aeroporti do të përbëhet nga gjashtë pista të ndara me një kapacitet për 500 avionë, parking të hapur dhe të mbyllur me kapacitet

për 70 mijë automjete dhe në vit do të shërbejë për rreth 200 milionë pasagjerë. Deri në vitin 2025, aeroporti pritet të mundësojë 225 mijë vende të reja pune. Pas përfundimi­t të zhvendosje­ve të duhura deri në fund të vitit, pritet që në aeroport në ditë të aterojnë dhe ngrihen 2.000 avionë, nga më shumë se 350

destinacio­ne, ndërsa shërbimet e tyre do t'i ofrojnë 250 kompani ajrore", tha AA.

TAKIMI

Gjatë vizitës së tij në Turqi, Presidenti Ilir Meta takoi dje Presidenti­n e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Ky takim është bërë i ditur përmes një postimi të Presidenti­t të vendit në rrjetin

Njoftim për shitje me ankand

social "Facebook". Meta shkruan përmes një postimi se për të ishte një kënaqësi e veçantë ta uronte Presidenti­n e Republikës së Turqisë për 95- vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë e njëkohësis­ht për inaugurimi­n e aeroportit të madh "Istanbul Ataturk Airport". "Kënaqësi e veçantë ta uroja Presidenti­n e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për 95- vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë e njëkohësis­ht për inaugurimi­n e aeroportit të madh ' Istanbul Ataturk Airport'", u shpreh Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta dje në Stamboll, në përurimin e aeroportit të madh të këtij qyteti "Istanbul Ataturk Airport"
Presidenti i Republikës, Ilir Meta dje në Stamboll, në përurimin e aeroportit të madh të këtij qyteti "Istanbul Ataturk Airport"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania