Rama, në aksin Vorë- Fushë Krujë: Të zgjidhet çështja e ujit në autostradë

Rruga e Arbrit, janë kryer mbi 20% e punimeve

Gazeta Shqiptare - - NGJARJA NE BULARAT -

Kryeministri

Edi Rama inspektoi dje akset ku po kryhen punimet në disa rrugë, të cilat do të krijojnë një rrjet gjarpërues në të gjithë Shqipërinë. Shefi i qeverisë pa nga afër punimet në aksin Vorë- Fushë Krujë, të cilat siç tha edhe ai, po ecin me ritme të shpejta dhe me standardet e duhura. Programi i Rindërtimit vijon intensivisht në gjithë akset problematike të vendit, ku sipas Ramës nuk u vu dorë prej dekadash. "Ky është rindërtim goxha i thellë dhe i domosdoshëm, sepse ishte një nga akset më të shpartalluar, ndërkohë që është aks kombëtar, për momentin, deri kur të ndërhyjmë në mënyrë rrënjësore me ndërtimin e të gjithë rrugës së re Kashar- Thumanë, pastaj lart deri në Balldren dhe të krijojmë një rrugë të standardeve siç dimë ne", tha z. Rama. Në bashkëbisedim me përfaqësuesit e firmës ndërtuese, Rama deklaroi se duhet të zgjidhet njëherë e mirë situata e përmbytjes pranë zonës së Kasharit. Ndërsa për Rrugën e Arbrit, kryeministri tha se po ecën me ritme shumë të kënaqshme. Deri tani janë kryer mbi 20% e punimeve. "Të krijojmë një rrugë të standardeve siç dimë ne, jo siç i bënit ju. Edhe Rruga e Arbrit po ecën shumë mirë. Të zgjidhet situata e ujit në autostradën e Kasharit", deklaroi kryeministri Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.