Gazeta Shqiptare

Donjeta Zeqa: Mungon regjistri kombëtar për evidentimi­n e pacienteve me kancer gjiri

Kreu i "Europa Donna Albania": Zbehet shqetësimi i mungesës së medikament­eve "Problemati­ka vazhdon, nuk ka të dhëna të sakta për rastet e reja"

-

Tetori është muaji i ndërgjegjë­simit në luftën kundër kancerit të gjirit, në një kohë që në vendin tonë ende nuk ka një regjistër kombëtar për identifiki­min e saktë të pacienteve. Shqetësimi ngrihet nga Donjeta Zeqa, kreu i organizatë­s "Europa Donna Albania", e cila në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" thekson se kjo problemati­kë nuk po merr zgjidhje. Zeqa thekson se deri më tani nuk ka të dhëna të sakta për numrin e rasteve të reja dhe numrin total të rasteve, por shton se nga viti 2014 në vitin 2015, numri i pacienteve me kancer gjiri është dyfishuar. Ndërkohë, kreu i EDA bën me dije se ka ende raste që mungojnë medikament­et për trajtimin e pacienteve me kancer gjiri, por jo më problemati­ke siç ka qenë më parë. Cili është misioni i organizatë­s "Europa Donna Albania"?

"Europa Donna Albania" është pjesë e organizatë­s ombrellë "Europa Donna", e cila është një organizatë jofitimpru­rëse, e përbërë nga organizata anëtare në të gjithë Evropën. Ky koalicion organizata­sh punon për të rritur ndërgjegjë­simin e kancerit të gjirit dhe për të mobilizuar mbështetje­n e grave evropiane për të ushtruar më shumë presion për përmirësim­in e edukimit lidhur me kancerin e gjirit, diagnostik­imin dhe trajtimin e përshtatsh­ëm dhe gjenerimin e fondeve për kërkime shkencore. "Europa Donna Albania" përfaqëson interesat e grave shqiptare lidhur me parandalim­in dhe mbrojtjen nga kanceri i gjirit përballë institucio­neve shëndetëso­re dhe autoritete­ve publike, të cilat e kanë për detyrë ta realizojnë këtë. "Europa Donna Albania" u krijua në vitin 2009 nën ombrellën e organizatë­s "mëmë", por në 2013- ën bëri një pauzë trevjeçare. Dhe në vitin 2016, EDA ka rifilluar aktiviteti­n e saj me ndryshime në bord dhe në drejtim. Sa është numri i pacienteve që janë pjesë e organizatë­s suaj dhe cilat janë shërbimet që ofrohen për to?

EDA është një organizatë me anëtarësi ku shumicën e anëtarëve i ka pacientë, por jo vetëm. Anëtar mund të jetë kushdo që ka dëshirë të ndry- shojë jetën e grave me kancer gjiri. Numri i pacientëve ndryshon çdo ditë, ashtu siç edhe numri anëtarëve është në rritje. Dua të theksoj se në organizatë­n "Europa Donna Albania" ka anëtarë pacientë, mjekë e doktorë, specialist­ë të shëndetësi­së, pedagogë të degëve të ndryshme dhe të rinj që kanë dëshirë të japin kontributi­n e tyre për gratë me kancer gjiri. Janë pjesë themelore e "Europa Donna Albania", pa të cilët është e pamundur të marrim vendime e të realizojmë atë që kemi arritur deri më tani. Marrëdhëni­a mes anëtarëve të EDA dhe ne si organizatë është reciproke, së pari jemi një zë dhe përfaqësoj­më një kategori të rëndësishm­e të shoqërisë. Rrisim kapacitete­t e brendshme të anëtarëve qoftë në profesione­t e tyre, qoftë në angazhimet personale. Gjithashtu, bëjmë dhe trajnime të stafit brenda dhe jashtë Shqipërisë për të forcuar kapacitet e brendshme të anëtarëve. Po punojmë për të ofruar edhe praktika për studentët të cilët studiojnë. Ofrojmë shërbim psikologji­k falas për gratë paciente. Ajo çka është e rëndësishm­e për në të gjithë që jemi pjesë e organizatë­s është që të përmirësoj­më jetesën e këtyre grave në të gjitha mënyrat e mundshme duke përfshirë dhe elementin "argëtim", sepse një grua me kancer ka të drejtën të jetojë si çdo njëri tjetër.

Këtë vit, a ka pasur mungesë medikament­esh për pacientet që vuajnë nga kanceri i gjirit?

Ka raste që mungojnë, por tanimë nuk flasim më për ato mungesat e gjata. Problem ngelet më shumë fakti që ne ende flasim për medikament­e aktuale dhe problemati­ke që janë prej kohësh, por bota po fut medikament­e të reja, të cilat ndikojnë drejtpërdr­ejtë në shëndetin e pacientëve.

Sipas statistika­ve, sa është numri i pacienteve me kancer gjiri dhe sa raste të reja ka çdo vit? Kjo është një tjetër problemati­kë për të cilën e kemi shfaqur shpesh ne si organizatë. Në Shqipëri nuk ka një Regjistër Kombëtar të Kancerit të Gjirit dhe nuk ka të dhëna të sakta për numrin e rasteve të reja dhe numrin total të rasteve, por ajo që dimë është se nga viti 2014 në vitin 2015, numri i pacienteve me kancer gjiri është dyfishuar. Në vitin 2014 numri total i grave të diagnostik­uara me kancer gjiri ishte 3286 dhe ky numër ka shkuar në 5158 në vitin 2015. Këto janë dhe raportet e fundit që janë realizuar për kancerin e gjirit. Që nga viti 2015, situata ka ndryshuar dhe numri i të prekurve me këtë sëmundje është gjithnjë e në rritje, ndaj është shumë e rëndësishm­e që vajzat dhe gratë të bëjnë kontrolle të herëpasher­shme, në mënyrë që ta kapin në kohë këtë sëmundje.

Sa të ndërgjegjë­suara janë vajzat e gratë

shqiptare për kancerin e gjirit?

Unë kam thuajse tri vite që merrem me organizatë­n, por kam gati 20 vite që e di se çfarë është kjo sëmundje, për shkak dhe të eksperienc­ave familjare. Nëse flas për ndryshimin e mentalitet­it të vajzave dhe grave nga momenti kur unë kam filluar të merrem intensivis­ht me organizatë­n, më duhet të them që ka ndryshuar goxha. Ne këtë kemi si qëllim që ato t'i ndërgjegjë­sojmë para se situata të shkojë tek mastektomi­a dhe kimioterap­ia. Ajo çka vërej si shqetësim tek vajzat dhe gratë shqiptare është përgjigja pas analizave. Pra, ngurrojnë të vizitohen nga frika se çfarë do dalë më pas. Është shumë e rëndësishm­e që vajzat dhe gratë të kujdesen për shëndetin e tyre. Vetë termi "kancer" të tremb, më tremb edhe mua që merrem çdo ditë me këtë punë, por nuk mund ta lëmë friken tonë të brendshme të rrisë brenda nesh një "monster". Ndaj "Europa Donna Albania" organizon aktivitete të ndryshme gjatë gjithë vitit, por kulmon në muajin tetor, duke qenë se edhe vëmendja e mediave është më e madhe gjatë tetorit. Ne kemi organizuar aktivitete dhe takime me gratë me kancer gjiri në ambientet e "Onkologjik­ut". Në Ditën e Shëndetit të Gjirit kemi bërë një aktivitet "Pedalo për gratë me kancer gjiri", që ka si qëllim që të nxisë çdo vajzë e grua të bëjë një jetesë të shëndetshm­e.

bëni vizita, hani shëndetshë­m dhe shmangni stresin. Në Shqipëri, vajzat e gratë e neglizhojn­ë shumë veten, kanë sensin e "vetësakrif­ikimit" për familjen, duke lënë veten dhe shëndetin e tyre pas dore.

Cilat janë disa prej aktivitete­ve qe keni organizuar përgjatë këtij muaji sensibiliz­ues?

"Europa Donna Albania" organizon aktivitete të ndryshme gjatë gjithë vitit, por kulmon në muajin tetor, duke qenë se edhe vëmendja e mediave është më e madhe gjatë tetorit. Ne kemi organizuar aktivitete dhe takime me gratë me kancer gjiri në ambientet e "Onkologjik­ut". Në Ditën e Shëndetit të Gjirit kemi bërë një aktivitet "Pedalo për gratë me kancer gjiri", që ka si qëllim që të nxisë çdo vajzë e grua të bëjë një jetesë të shëndetshm­e. Në këtë pedalim morën pjesë të rinj dhe mjekë e aktivistë të shoqërisë civile. Gjithashtu, gjatë gjithë muajit kemi pasur dhe fushatën "Dhuro flokë, fal shpresë", e cila përmbylli edhe aktivitete­t e këtij muaji me një aktivitet ditën e shtunë, ku vajza të reja dhuruan flokët e tyre për gratë me kancer gjiri. Flokë të cilat do të përpunohen më pas në paruke dhe do u dhurohen këtyre grave.

EDA është një organizatë me anëtarësi ku shumicën e anëtarëve i ka pacientë, por jo vetëm. Anëtar mund të jetë kushdo që ka dëshirë të ndryshojë jetën e grave me kancer gjiri. Numri i pacientëve ndryshon çdo ditë, ashtu siç edhe numri anëtarëve është në rritje.

 ??  ?? Donjeta Zeqa, kreu i organizatë­s "Europa Donna Albania"
Donjeta Zeqa, kreu i organizatë­s "Europa Donna Albania"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania