Gazeta Shqiptare

Veliaj: Viti 2019 vjen me flotën e autobusëve elektrikë, lehtësi në transport

Prezantohe­t "Guida studentore" për studentët e rinj

-

Vitin

e ardhshëm do të fillojë përdorimi i flotës së autobusëve elektrikë, çka do të lehtësojë transporti­n publik në kryeqytet dhe do të krijojë mundësinë e uljes së nivelit të ndotjes. "Vitin tjetër do fillojmë me autobusët elektrikë. Është një mënyrë shumë më komode për të përdorur transporti­n publik, sidomos tani që po bëjmë linjat e dedikuara jo vetëm për biçikletat, por duke filluar në Unazë edhe për autobusët. Nëse doni të lëvizni në Tiranë, është më mirë të përdorni një biçikletë", tha kryebashki­aku i Tiranës, Erion Veliaj ditën e djeshme. Ai e cilësoi një lajm të mirë edhe vendimin për të hequr pikat e basteve nga qyteti, e për pasojë edhe nga Qyteti "Studenti". "Kështu, çunat do të kenë më shumë kohë për "Vitin tjetër do fillojmë me autobusët elektrikë. Është një mënyrë shumë më komode për të përdorur transporti­n publik, sidomos tani që po bëjmë linjat e dedikuara jo vetëm për biçikletat, por duke filluar në Unazë edhe për autobusët. Nëse doni të lëvizni në Tiranë, është më mirë të përdorni një biçikletë", tha kryebashki­aku i Tiranës, Erion Veliaj

sport dhe më shumë para në xhep. Mezi pres të vijë 1 janari, që të lirohen edhe hapësirat e zëna me pika e biznese të tilla në Qytetin ' Studenti'. Ato janë para që mund të shpenzohes­hin shumë më mirë me sport, aktivitete, ekskursion­e", u

Bashkia e Tiranës e ka kthyer në traditë "Guidën Studentore", broshurën me informacio­ne të vyera për qytetin që u shpërndahe­t studentëve të rinj, të cilët

KRYEBASHKI­AKU

vijnë në Tiranë me fillimin e universite­tit. Studentët që kanë ardhur në Tiranë për të ndjekur studimet e larta do të marrin edhe një broshurë mirëseardh­jeje nga Bashkia e Tiranës, e cila do t'u shërbejë si një guidë për të njohur qytetin. Veliaj i njohu banorët më të rinj të Tiranës me disa nga mundësitë e shkëlqyera që ofron kryeqyteti, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për t'u angazhuar në projekte apo aktivitete vullnetare. Ai nënvizoi se Tirana sot ofron çdo ditë ak- tivitete të ndryshme sportive dhe kulturore, duke i dhënë mundësi gjithkujt të gjejë veten e tij. Ndaj, Veliaj ftoi studentët e rinj që të frekuentoj­në Parkun e Liqenit, Amfiteatri­n e rindërtuar, apo aktivitete­t e tjera që organizohe­n në kryeqytet.

 ??  ?? Kryebashki­aku i Tiranës, Erion Veliaj
Kryebashki­aku i Tiranës, Erion Veliaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania