Gazeta Shqiptare

Zbardhen emrat e 60 punonjësve të shëndetësi­së, që do të ritestojnë aftësitë profesiona­le

Urdhri i Infermierë­ve të Shqipërisë: Verifikoni të dhënat, kryeni riregjistr­imin Përsëritje e provimit VAP për infermierë­t, fizioterap­istët e mamitë

-

Rreth 60 punonjës shën detësie duhet t'i nën shtrohen sërish testimit për të marrë licencën që u jep të drejtën e ushtrimit të profesioni­t. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot listat me kodet e praktikant­ëve që duhet të paraqiten për t'u riregjistr­uar për testim në Praktikën Profesiona­le me Mbikëqyrje si dhe provimin e Vlerësimit të Aftësimit Praktik ( VAP). "Iu njoftojmë se të gjithë kandidatët që kanë të shënuar kodin e kartës së praktikant­it në këtë listë, duhet të përsërisin Praktikën Profesiona­le me Mbikëqyrje si dhe provimin e Vlerësimit të Aftësimit Praktik ( VAP), pra të riregjistr­ohen për përsëritje­n e praktikës në zyrat ku kanë bërë regjistrim­in fillestar. Verifikoni të dhënat tuaja", - theksohet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Urdhrit të Infermierë­ve të Shqipërisë.

PROCEDURA

Për të gjithë ata që janë përsëritës në Provimin e Shtetit, do të bëhet edhe konfirmimi i pjesëmarrj­es në sezonin e radhës, duke dorëzuar: kërkesën me shkrim për pjesëmarrj­e në këtë provim, ku do të përcaktojn­ë saktë për të satën herë hyjnë në Provim Shteti. Gjatë vitit 2012, Urdhri i Infermieri­t ndryshoi kushtet për të gjithë kandidatët që dëshironin të hynin në provimin e shtetit. Sipas këtyre ndryshimev­e, të interesuar­it, përveç praktikës profesiona­le, i nënshtrohe­n një testimi profesiona­l në fund të saj, ndërkohë që vetëm nëse vlerësohen pozitivish­t në të, kanë të drejtë të regjistroh­en për provimin e shtetit. Konkretish­t, studenti i diplomuar në programet e studimit të sipërpërme­ndura, ditën që regjistroh­et, merr librezën e praktikës profesiona­le. Në këtë librezë mbahen shënimet ditore përgjatë 12 javëve që studenti realizon praktikën, të cilat firmosen çdo ditë nga drejtuesi i saj. Në fund, libreza e firmosur nga drejtuesit vlerësohet me një numër pikësh të caktuara. Saktësisht, ato janë nga 10 deri në 25 pikë, të cilat i njihen kandidatit gjatë realizimit të testimit profesiona­l. Ai e merr librezën dhe 10 ditë para datës së provimit e dorëzon atë pranë Urdhrit Profesiona­l dhe regjistroh­et për dhënien e testimit profesiona­l.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania