Gazeta Shqiptare

Trafiku i drogës me Habilajt, prokuroria e Katanias mbyll hetimet për Tahirin

Ish- ministri i Brendshëm dorëzoi dje vendimin te Krimet e Rënda "Nuk ka elementë të përshtatsh­ëm për të mbështetur akuzën"

-

Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka depozi tuar mesditën e djeshme në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda vendimin e gjykatës italiane të Katanias për mbylljen e çështjes në ngarkim të tij me akuzën e trafikut të drogës. Ai u paraqit tek Krimet e Rënda bashkë me avokatin e tij Maks Haxhia, në orën 13: 00, ndërsa doli prej aty vetëm pa çaste më vonë. Jashtë ambienteve të organit të akuzës, Tahiri u tha gazetarëve se kishte paraqitur diçka deçizive për procesin. "Paraqita diçka me rëndësi deçizive për procesin, por do kërkoj mirëkuptim­in tuaj. Do flas pas 2- 3 ditësh më konkretish­t, ndaj më vjen keq që keni ardhur", u shpreh ish- ministri. Ndërkohë, pyetjes nëse ai ka frikë se do të merret i pandehuri, Tahiri iu përgjigj shkurt: "Nuk kam frikë. Kam mbi një vit që dëgjoj pafundësis­ht dhe kam heshtur, prisni ju dy ditë". Ndërkaq, "Gazeta Shqiptare" ka siguruar dosjen e plotë me hetimin e kryer nga Prokuroria e Antimafias në Itali dhe vendimin e marrë nga Gjykata e Katanias. Referuar vendimit, rezulton që Saimir Tahiri ka qenë në hetim nga prokuroria italiane prej datës 27 tetor të vitit të kaluar nga prokuroria e Katanias me akuzën e trafikut të drogës mbi bazën e përgjimeve të çështjes Habilaj. Në përgjime flitej për 30 mijë euro që grupi Habilaj kishte për t'i dhënë një personi me emrin Saimir dhe bizhuteri gruas së tij. Pas hetimeve prej më shumë se një viti prokuroria e vendit fqinj shkruan se nuk ka gjetur prova që implikojnë ish- ministrin e Brendshëm shqiptar, duke kërkuar arkivimin ose mbylljen e çështjes. Vendimi është marrë nga Gjykata e Hetimeve Paraprake në tetor, ndërsa çështja në ngarkim të Habiljave vijon në Katania, pasi hetimi për Tahirin ishte i veçuar.

VENDIMI

Drejtësia italiane në Katania me një vendim të datës 5 tetor të këtij viti ka vendosur mbylljen e hetimit ndaj ish- ministri të Brendshëm, Saimir Tahiri. Janë pikërisht këto vendime, kërkesa e Prokuroris­ë së Republikës Italiane dhe vendimi i Gjykatësit që ish- ministri i Brendshëm dorëzoi dje në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda. Sipas dokumentev­e të siguruara më 15.03.2018, në përfundim të hetimeve që zgjatën thuajse 5 muaj, Prokuroria e Antimafies në Itali i ka kërkuar gjykatës italiane të mbyllë hetimet për Tahirin me arsyetimin se "nuk ka elementë të përshtatsh­ëm për të mbështetur akuzën".

"Megjithëse nuk ka dyshim mbi përmendjet e bëra nga Habilaj Moisi gjatë

përgjimeve, veçanërish­t ku përmend se duhet t'i japë 30.000 euro një "Saimir" ose në pjesët ku flet për blerjen e disa bizhuteriv­e për bashkëshor­ten dhe të ëmën e Saimir Tahirit, në vlerë-

simin e prokuroris­ë, në mungesë të përgjigjev­e të vlefshme nuk ekzistojnë elementët e vlefshëm për të ngritur akuzë në gjyq",- thuhet në deklaratën e prokurorit të Antimafias italiane. Në

 ??  ?? Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri
Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania