' Për shqiptarët ka simpati të veçantë', Ndoka takon Salvinin

Gazeta Shqiptare - - KANCERI I GJIRIT -

19.03.2018, vetë Prokurori i Republikës konfirmon kërkesën e prokurorit të Antimafias për mbylljen e hetimeve ndaj Tahirit duke i hapur rrugë kështu vendimit të gjykatës. "Gjykata, duke vlerësuar kërkesën e prokurorit dhe duke pranuar në mënyrë të plotë argumentet e prokurorit, në bazë të nenit 409- 411 KPP, vendos mbylljen e hetimit për çështjen në shqyrtim dhe depozitimin e akteve pranë prokurorisë", vendim i cili është marrë nga gjykata italiane e Katanias më 5 tetor, bazuar në kërkesën e prokurorit të Antimafias. Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është vënë nën hetim nga Prokuroria e Antimafias italiane në dt. 27.10.2017. Me mbylljen e hetimeve në Itali, ish- ministrit të Brendshëm i mbeten të hapura hetimet në Shqipëri, afati i të cilave u shty së fundi deri në janar 2019.

i Partisë Demokristiane njoftoi dje se ka takuar në Romë, zv. kryemi- nistrin dhe ministrin e Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini. Lajmin e bëri të ditur vetë Ndoka me anë të një postimi në ' Facebook', ku edhe shkruan se kryefjala e takimit me Salvinin ishte situata politike në Shqipëri. Ndër të tjera, kreu i Partisë Demokristiane publikoi edhe foto të librit që Salvini i kishte dhuruar me një autograf të dedikuar për të. Të shumtë kanë qenë edhe komentet e ndjekësve të Ndokës, të cilët kanë komentuar edhe qëndrimet e Salvinit, komentet të cilave Ndoka iu është përgjigjur me: ' Për shqiptarët Salvini ka simpati të veçantë'.

Faksimile e vendimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.