Gazeta Shqiptare

Sherret më të bujshme mes VIP- ave shqiptarë, zbuloni reagimet e tyre

Miqësitë që morën fund nga fjalët e tepërta

- Egla Xhemali

Sherret mes person azheve më të njohur shqiptarë tanimë janë bërë të zakonshme. Shpeshherë ato kanë nisur me shaka e herë të tjera me tendencë duke u bërë kështu si mjaft të njohura për publikun shqiptarë.

TUNA DHE RUDINA MAGJISTARI

Tuna Sejdiu ka futur në sherr dy prej prezantues­ve të njohur për publikun, Ermal Mamaqin dhe Rudina Magjistari­n. Javën që shkoi Tuna ishte e ftuar tek "Xing me Ermalin", ku foli për ndjesinë e mëmësisë si dhe për raportin me Patris Berishën. Së bashku ata folën dhe për sherrin mediatik me Robert Berishën, vëllain e Patrisit. Ajo që i habiti të gjithë ishte përgjigjja e këngëtares kur Ermali e pyeti nëse do shkonte tek emisioni i Rudina Magjistari­t. "Asnjëherë në jetën time. E kam lënë hold on dhe ashtu do ta lë dhe nja 10 vite të tjera apo edhe 20 sa të jem ngjallë"- u shpreh Tuna. I menjëhersh­ëm ka qenë dhe reagimi i prezantues­it të emisionit të pasdites në TV Klan:" Hey Tunë darling, po hakmerresh se po bëj punën time dhe ftoj në program një këngëtarë, që për rastësi është dhe kunati yt dhe që s'e detyron njeri të thotë atë që do?! Se s'di të më ketë ndodhur gjë tjetër me ty në jetë. Sa shumë urrejtje paske në shpirt! Keq më vjen për ato që të kanë afër, sa për programin kam s'kam simpati personale, ne i ftojmë të gjithë. Këtë punë e bëjmë çdo ditë prej 10 vitesh. Kështu ti e kupton se ç'vend zë ti në këtë histori, ku prej vitesh show bizzi shqiptar ka nxjerrë me dhjetëra yje, ke qejf t'i shohësh me talent, kulturë dhe klas. Hajd me shëndet! P. s Ermal e do dhe ti një?"

NOIZY DHE ENCA

Këngëtarja Enca Haxhia dhe reperi Noizy ishin shokë të ngushtë dhe bashkëpunë­torë shumë të mirë derisa realizuan këngën shumë të suksesshme "Bow Down". Pasi kënga arriti 30 milionë klikime, Enca shprehu entuziazmi­n nëpërmjet një postimi në ' Instagram' ku shkruante: "Jam kaq e lumtur që shoh se si një këngë që unë e kam shkruar me kaq dashuri dhe pasion sapo ka arritur 30 milionë". Nuk ka vonuar as përgjigjja e Noizyt, i cili shkruante: "30 milionë sa për të të korrigjuar Enca Haxhia. Është diçka që unë e kam krijuar nëse harrove. Dhe po je e falur. Paqe". Pas kësaj miqësia mes tyre mori fund.

ENEDA TARIFA DHE LINDA HALIMI

Në kohën kur Eneda konkurront­e për në Eurovizion, Linda Halimi përmes një statusi në rrjetet sociale bëri një koment rreth këngës së saj duke e kritikuar Enedën për këngën baladë me të cilën konkurroi në skenën e madhe të Eurovizoni­t." Njerëzit janë të lodhur nga këngët vajtuese, dramatike, britmat! Jetojmë në një kohë ku duam ritëm, meqë na kanë mbytur hallet. Mjaft me këngë depresive, u bëmë bajat jo për gjë. Sikur na ka ngec disku në replay! Mirë, kaq kisha! Shëndet për të gjithë!"- shkroi Linda. Por Eneda nuk e harroi kritikën e hapur të këngëtares dhe gjeti pikërisht momentin e duhur për t'i kthyer asaj "borxhin e vjetër". Mos erdhi gjë koha të të kthej statusin e vjetshëm, e dashur Linda? Bota - "portokall".( Këtu përjashtoj vetëm Klodjan Qafokun dhe Geri Xharin. Ky status nuk ka lidhje me ta). "Njerëzit janë lodhur nga këngët vajtuese, dramatike, britma!! Jetojmë në një kohë ku duam ritëm, meqë na kanë mbytur hallet e jetës, dhe duam relaks, kënaqësi, të harrojmë hallet! Mjaft më me këngë depresive! U bëmë bajat jo për gjë…! Sikur na ka ngec disku në replay! Mirë kaq kisha. Shëndet për të gjithë",- kështu shkruante Eneda në kundërpërg­jigjen ndaj Fiori Dardha ka pasur një përplasje të pazakontë me Robert Aliajn gjatë kohës që merrte pjesë në spektaklin "Dance with me". I gjithë sherri filloi pasi Aliaj dha përshtypje­t e tij pas njërës prej përformanc­ave, të cilat nuk i pëlqyen aspak Fiorit. Kjo ka sjellë përplasjen e parë mes tyre ku Roberti iu drejtua Alketa Vejsiut duke i thënë: "Mos ia u jep fjalën atyre që nisin të flasin dhe nuk dinë të pushojnë. Kjo duket se e ka nxehur më tej gazetaren dhe i është drejtuar Robertit: "Mendimi im është ndryshe nga yti, ti këtë s'pranon. Ne nuk jemi balerinë profesioni­stë që të thuash kjo s'më pëlqen, kjo s'më erdhi, kjo s'u përcoll". Roberti ka vazhduar më tej duke e quajtur Fiori Dardhën "gazetare mediokër". Pas kësaj gazetarja ka shpërthyer duke thënë se nuk lejon askënd të përgojojë emrin e saj: "Emrin e kam arritur me shumë punë, më ke kapur në pikën time më të fortë dhe këtë nuk ta lejoj, emrin e kam krijuar me punë në gazetari",- u shpreh Fiori Dardha.

LEDION LIÇO DHE NOIZY

Ishte Noizy ai që "sulmoi" Ledionin, pasi ky i fundit thumboi reperin gjatë prezantimi­t të "Top Awards" për shkak se Noizy braktisi spektaklin që të udhëtonte në Dubai. "Noizy do të duhej të ishte këtu, por ai erdhi në prova me Ferrarin e tij dhe kështu është kur shet mend me makinën e shokut" - u shpreh Ledioni në spektakël. Kjo duket se nuk i ka pëlqyer aspak Noizy - t dhe i ka kthyer përgjigje me anë të një postimi në "Instagram" ku shkruante: "Mbreti i xhunglës ecën vetë! Fuck your Awards Ledion Liço! Shko bjeri b** ës, por bjeri haptas! Mos mbaj të dashur sa për të mos dalë nami. Kollovar që jeton me lekët e të dashurës, bitch boy. Ty s'ta bleu mami as babi, ta bleu e dashura".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania