Gazeta Shqiptare

Largohet Merkel nga qeveria: S'do kandidoj për kancelare

Kreu i kristian- demokratëv­e: Marr përgjegjës­inë për rezultatin në zgjedhjet Braktis postin pas 18 vitesh në krye të CDU- së

-

Pas 18 vitesh në krye të CDU- së, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel e ka konfirmuar zyrtarisht moskandidi­min për kreun e partisë. Ditën e djeshme, përmes një konferencë për mediat, e para e Gjermanisë tha se nuk do të jetë më në garë për postin drejtues të partisë së saj. Krahas kësaj, Kancelarja shtoi se nuk do të kandidojë më as për postin e Kancelares së Gjermanisë. Ajo deklaroi se në ditët në vijim do të njoftojë edhe largimin e saj, ndërsa shtoi se merr përsipër të gjitha faturat e humbjes në zgjedhje. "Nuk do kandidoj për kreun e CDU. Nuk do kandidoj as për kancelare. Nuk do të kërkoj post tjetër politik. Nuk do kërkoj post pasi të më përfundojë mandati. Gjatë ditëve në vijim do jap dorëheqjen si lidere e CDU. Marr përgjegjës­inë për rezultatin në zgjedhjet rajonale" tha ajo. Vendimin e mori pas rezultatev­e të dobëta në zgjedhjet për parlamente­t rajonalë në Hessen e Bavari. Ajo nuk do të rikandidoj­ë në kongresin e dhjetorit në Hamburg. Si Kancelare do të qëndrojë deri në vitin 2021, kur t'i përfundojë mandati për t'u larguar përfundimi­sht nga politika, siç njoftoi vetë në konferencë­n për shtyp. "Është koha për një kapitull të ri. Nuk kam lindur kancelare. Imazhi që qeveria ka krijuar nuk është i pranueshëm. Rezultatet e zgjedhjeve janë zhgënjyese dhe të hidhura. Kjo tregon se qeveria nuk arriti të bindë votuesit". Mbështetja për kristian- demokratët në zgjedhjet rajonale të Hessenit ra me 11% nga legjislatu­ra e kaluar. Edhe në këtë land, të gjelbrit shënuan rritje të ndjeshme, ndërsa partnerët kristian- socialë të Merkel humbën shumicën absolute në parlamenti­n bavarez dy javë më parë. Ndërkaq kujtojmë se arsyeja kryesore e largimit të kancelares është humbja e thellë që pësoi në

zgjedhjet e fundit rajonale. Në Hessen u mbajtën të dielën zgjedhjet për parlamenti­n e landit, ku u dërguan

sinjale të fuqishme në drejtim të Berlinit. Humbëset më të mëdha të zgjedhjeve janë dy partitë Ndër fituesit e këtyre zgjedhjeve është edhe partia populiste, Alternativ­a për Gjermani ( AfD), e cila ka fituar 13% të votave. Në këtë mënyrë, kjo parti me qëndrime armiqësore ndaj të huajve është futur tani në të gjitha 16 landet e Gjermanisë. Në parlamenti­n e landit Hessen janë futur edhe liberalët ( FDP) dhe e Majta. Liberalët fituan 7,8% ndërsa e Majta 6,0 % të votave.

deri tani më të mëdha në vend - CDU dhe SPD. Partia kristian- demokrate ( CDU) e Kancelares Angela Merkel ka fituar numrin më të madh të votave në landin Hessen. Por njëkohësis­ht kristian- demokratët janë edhe humbësit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve, pasi CDU shënoi rezultatin më të dobët në këtë land, që nga viti 1966. Pas mbylljes së vendvotime­ve u tha se partia CDU ka fituar vetëm 27,4% të votave ( rreth 11% më pak se në zgjedhjet e CSU, partia ' motër' e CDU- së së Angela Merkel ka pësuar një humbje të fortë në zgjedhjet për shtetin e Bavarisë në Gjermani. Të dhënat e para tregojnë se CSU ka fituar rreth 35 përqind të votave, një rënie me 12 përqind në krahasim me katër vjet më parë. Të Gjelbrit janë ngjitur duke marrë 19 përqind. Partia kryesore e të majtës, Socialdemo­kratët ( SPD) janë katandisur me 10 përqind. Ka spekulime se kjo parti mund të dalë nga qeveria e koalicioni­t të madh në përpjekje për të mbijetuar si parti.

kaluara). Humbës të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve janë socialdemo­kratët ( SPD), të cilët kanë shënuar rezultatin më të dobët zgjedhor në këtë land, pas Luftës së Dytë Botërore. Analistët këtë e shpjegojnë si refuzim popullor, kryesisht për mosmarrëve­shjet brenda koalicioni­t qeverisës për politikat ndaj dyndjes së refugjatëv­e. Mbetet për t'u parë nëse Merkel do mbijetojë në postin e kancelarit deri në vitin 2021, pasi në parti pritet të shpërthejë një luftë e ashpër.

 ??  ?? Kancelarja Angela Merkel
Kancelarja Angela Merkel
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania