Brazil, kandidati i së djathtës ekstreme fiton zgjedhjet

Gazeta Shqiptare - - KANCELARJA -

kapiteni i ushtrisë, Jair Bolsonaro është zgjedhur president i Brazilit pas zgjedhjeve të mbajtura ditën e diel në këtë shtet, duke premtuar ndryshim rrënjësor në shtetin e Amerikës Latine. Pavarësisht deklaratave kundërthënëse për mbështetjen e tij të hapur për torturën e kryer nga regjimi i ushtrisë së mëparshme të Brazilit dhe cilësimit të tij si racist e homofobik, Bolsonaro ka arritur të fitojë votat duke shfrytëzuar zemërimin e popullatës për korrupsionin dhe krimin. Rezultatet zyrtare e kanë shpallur atë fitues me 55.13 për qind të votave, derisa kundërshtari i tij i krahut të majtë Fernando Haddad ka fituar 44.87 për qind të votave. Bolsonaro, politikan i të djathtës ekstreme do të nisë mandatin presidencial më 1 janar. Mijëra mbështetës të tij kanë mbushur sheshet dhe rrugët e Rio de Zhaneiros, duke ngritur flamuj brazilianë dhe duke nisur fishekzjarre. Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump ka telefonuar Bolsonaron për t'i uruar fitoren. Përndryshe, Bolsonaro, i cili konsiderohet nga disa si "Trumpi tropikal", ka treguar publikisht admirim për presidentin amerikan.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.