Gazeta Shqiptare

Ishte nisur drejt ishujve, mbytet në thellësi 30 metra avioni me 188 persona 188

Indonezi, rrëzohet në det aeroplani i pasagjerëv­e

-

Një

aeroplan pasagjerës­h i kompanisë "Lion Air" me 188 persona në bord është rrëzuar në det menjëherë pas largimit nga kryeqyteti indonezian, Xhakarta. Fluturimi Jt 610 ishte nisur drejt ishujve Bangka Belitung kur humbi kontaktet me qendrën dhe dyshohet të ketë përfunduar nën ujë. Ekipet e emergjencë­s deri tani nuk kanë gjetur asnjë të mbijetuar. Aeroplani Boeing 737 ishte një lloj i ri i avionëve dhe nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar rrëzimin e tij. "Lion Air" është kompania më e madhe e fluturimev­e me kosto të ulët në Indonezi. Zëdhënësi i Agjencisë së Kërkimit

PASAGJERE

Aeroplani "Lion Air" me 188 persona në bord është rrëzuar në det menjëherë pas largimit nga kryeqyteti indonezian, Xhakarta. Fluturimi Jt 610 ishte nisur drejt ishujve Bangka Belitung kur humbi kontaktet me qendrën dhe dyshohet të ketë përfunduar nën ujë.

dhe Shpëtimit tha se aeroplani është rrëzuar në thellësi 30- 40 metra nën ujë. Bagazhe dhe sende personale që besohet se u përkasin pasagjerëv­e janë gjetur në sipërfaqen e ujit, duke përfshirë karta identiteti dhe patenta. Nuk dihet nëse ka persona të mbijetuar. "Ne

shpresojmë, lutemi, por nuk mund të konfirmojm­ë", tha kreu i Agjencisë së Kërkimit dhe Shpëtimit. Ndërkaq një udhëtar nga Indonezia është ndoshta njeriu më me fat në ditën e djeshme, pasi humbi avionin e kompanisë "Lion Air", i cili u rrëzua në det. Sony Setiawan ishte një

nga 189 pasagjerët e planifikua­r për të udhëtuar me këtë avion, i cili u nis nga Jakarta të hënën në mëngjes. Ai punonte në Ministrinë e Financës së Indonezisë, ndërsa trafiku me sa duket bëri që ai të humbte avionin, por njëkohësis­ht edhe të shpëtonte jetën e tij. Pas ngjarjes, teksa familja e tij ishte e tronditur nga lajmi, ai me një telefonatë e ktheu gjithë atë hidhërim në gëzim për ta. Avioni, sipas autoritete­ve kishte pasur defekte teknike, pasi kushtet e motit ishin normale. Qindra ambulanca, ushtria, zhytës dhe vullne- tarë po punojnë për gjetjen e të gjithë trupave, ndërsa numri i viktimave ende nuk është konfirmuar i plotë. Kjo është tragjedia më e madhe në historinë e Indonezisë, ndërsa bilanci deri më tani është me të vërtetë i tmerrshëm..

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania