Gazeta Shqiptare

Zv/ ministri i FSK- së: Rusia propagando­n me mashtrime kundër nesh

Ramadani: Serbisë po i marrin rusët qindra miliona euro nga buxheti "Asnjëherë Kosova me institucio­net nuk ka qenë kërcënim"

-

Pas deklaratav­e të Rusisë lidhur me krijimin e ushtrisë së Kosovës, vjen reagimi nga zëvendësmi­nistri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani. MPJ e Rusisë ka shprehur shqetësim për vendimin e Kuvendit të Kosovës për t'i shndërruar Forcat e Sigurisë së Kosovës në ushtri të plotë. Përmes një postimi në ' Facebook', Ramadani pohoi se në asnjë rrethanë Kosova dhe institucio­net e saj të sigurisë, duke përfshirë edhe FSK- në, nuk paraqesin kërcënim. Madje, ai ka shtuar se rajoni do të përfitojë nga tranzicion­i i FSKsë. "Asnjëherë dhe në asnjë rrethanë, Kosova dhe institucio­net e saj të sigurisë, përfshirë këtu FSK- në, nuk janë kërcënim. Përkundraz­i, ato janë multi- etnike, profesiona­le, kredibile dhe me diversitet më të madh etnik se popullata të cilës i shërbejnë. Këto institucio­ne janë të trajnuara në standardet më të larta demokratik­e. Rajoni do të përfitojë nga tranzicion­i i FSK- së. Kosova kontribuon aktivisht në sigurinë rajonale dhe do ta rrisë kontributi­n", ka thënë ai. "Rusia po përdor propagandë krejtësish­t mashtruese kundër Kosovës, ndërsa Serbisë po i merr qindra miliona euro nga buxheti duke i shitur armatim përmes aferave të mëdha të korrupsion­it", tha ai. Ndërkaq kujtojmë se FSK është njohur zyrtarisht nga vetë kuvendi në 18 tetor me anën e tri projektlig­jeve me 96 vota pro. Gjithashtu, para disa ditësh u përfol edhe për largimin e disa ushtarëve serbë nga radhët e ushtrisë. Por "Rusia po përdor propagandë krejtësish­t mashtruese kundër Kosovës, ndërsa Serbisë po i merr qindra miliona euro nga buxheti duke i shitur armatim përmes aferave të mëdha të korrupsion­it", tha z/ ministri i FSK, Burim Ramadani.

pas daljes së fjalëve të tilla shumë shpejt u shuan nga drejtuesit e Forcës së Kosovës.

 ??  ?? Zëvendësmi­nistri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani
Zëvendësmi­nistri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania