Rusia: Ushtria e Kosovës do ta djegë gjithë Ballkanin

Gazeta Shqiptare - - KANCELARJA -

Ministria

e Jashtme ruse ka shprehur shqetësim për vendimin e parlamentit të Kosovës për t'i rikthyer Forcat e Sigurisë së Kosovës në ushtri të plotë. Kjo ministri ka theksuar se një vendim i tillë dëmton stabilitetin e Ballkanit. "Rusia i ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen komunitetin ndërkombëtar se tendencat e tilla nuk janë në përputhje me Rezolutën 1244, e cila thotë se Kosova duhet të mbetet nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve", thuhet në deklaratën e ministrisë ruse. "Askush nuk mund të japë garanci se të ashtuquajturat forca të armatosura të cilët përbëhen nga terroristë të UÇK- së nuk do të përdorin dhunë kundër popullatës serbe në Veri", thekson MPJ ruse. "Ushtria e Kosovës dëmton stabilitetin në Ballkan dhe nuk është në përputhje me të drejtat e atyre që jetojnë atje dhe e meritojnë një të ardhme të qetë dhe të sigurt", përfundon deklarata e MPJ- së ruse. Kundër Ushtrisë së Kosovës është shprehur edhe qeveria e Serbisë, zyrtarë të së cilës kanë deklaruar se do të përdorin çdo mekanizëm për ta parandaluar themelimin e saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.