Gazeta Shqiptare

Pirro Kondi mbështet Koço Danajn: Të ndalohet filmi "Gruaja më e bukur"

Zbulohet letra e oficerit të Degës së Brendshme të Shkodrës

- Nga Dashnor Kaloçi

Brezi i shqiptarëv­e që kanë qenë në moshë të rritur në fillimin e viteve ' 70- të e kujtojnë fare mirë se si thyheshin sportelet e biletave dhe dyert e kinemave në mbarë vendin kur shfaqeshin filma të huaj si psh., ato të regjisorit të famshëm italian, Damiano Damiani, "Gruaja më e bukur" ( La Miglie Piu Bella) të interpretu­ar nga aktorja Ornela Muti, ( asokohe 14- vjeçare) në rolin e Françeska Çimarozës dhe Alesio Orano në rolin e Vito Juvarës, apo "Rrëfimet e Komisarit të Policisë", ku rolin kryesor e interpreto­nte i madhi Franko Nero, ( dhe në role të tjera, Martin Balzam e Mariku Toro), filma të cilët bënë një bujë të madhe dhe u pritën me një interes të jashtëzako­nshëm nga publiku artdashës shqiptar, edhe për faktin se në qendër të filmit ishte mafia italiane e asaj kohe. Por, shkëlqimi i këtyre filmave nuk zgjati shumë dhe u venit shpejt, pasi papritur aty nga fundi i vitit 1974, si me magji, ato u zhdukën përgjithmo­në nga qarkullimi për të mos u shfaqur më kurrë në kinematë shqiptare, ku bashkë me sportin, pothuaj ishin të vetmet argëtime apo më saktë "frengjitë" e vogla nga ku mund të shikohej pak bota e jashtme nga ai realitet i izoluar dhe mbyllja në të cilën e kishte futur vendin udhëheqja e lartë komuniste me në krye Enver Hoxhën. Edhe pse në vitet që pasuan regjisori i famshëm italian me përmasa botërore, Damiano Damiani, do të ishte përsëri "mysafir" në Shqipërinë komuniste me filmin "La Piovra", të interpretu­ar në rolin kryesor nga aktori i jashtëzako­nshëm Mikele Plaçido, filmat e tij "Gruaja më e bukur" dhe "Rrëfimet e komisarit të Policisë" do të mbeteshin si një kujtim i bukur i së shkuarës dhe në memorien e të rinjve të asaj kohe nuk do të fshiheshin lehtë portretet e aktorëve Ornela Muti, Alesio Orano, Franko Nero etj. Po ç'kishte ndodhur me këta filma dhe përse ata nuk u shfaqën më në kinematë shqiptare, ku vazhdohej të bëhej "rituali" me filma të huaj dhe ata italianë gjithashtu?! Të vërtetën e kësaj, pra të ndalimit të dy filmave të Damianit, që asokohe po shkëlqentë me mjeshtërin­ë e tij në Europën e uritur për kinemanë italiane, as sot e kësaj dite nuk e di njeri, pasi pothuaj të gjithë ata që morën vendimin për ndalimin e atyre filmave, tashmë prej vitesh janë ndarë nga kjo jetë. Por për fat të mirë, i vetmi dëshmitar që jeton ende është pikërisht personazhi që u bë shkas, apo më saktë ai që i "zhduku" ata dy filma nga qarkullimi dhe bashkë me to edhe filmin rumun "Shën Tereza dhe djajtë", ( të regjisorit të famshëm, Serxhu Nikolaesku, ku rolin kryesor e interpreto­nte aktorja, Reka Nagi, nga pakicat e minoriteti­t hungarez), filmin televiziv seri- al, prodhim çekosllava­k, "Kapiteni Klos", ( titulli origjinal, "Çmimi më i lartë se jeta"), si dhe disa libra "të verdhë" si "Qeni i verdhë" ( i autorit Zhorzh Simeon), etj. Ai është Koço Danaj, me origjinë nga Tepelena, personazh publik mjaft i njohur pas viteve ' 90- të si publicist e studiues, por edhe i mjediseve politike si kryetar i një partie të vogël, i cili në vitin 1974 kur shërbente si oficer për kufirin ( sekretar rinie), në Degën e Punëve të Brendshme të Shkodrës dhe njëkohësis­ht anëtar i Komitetit Qendror të Bashkimit të Rinisë së Punës të Shqipërisë, i dërgoi një letër Haxhi Kroit, sekretarit të Enver Hoxhës, ku i kërkonte ndalimin e filmave dhe librave të sipërcitua­r. I diplomuar atë vit në Fakultetin Filologjik të Universite­tit të Tiranës, njohës i disa gjuhëve të huaja dhe me një formim e bagazh kulturor për t'u pasur zili, ( kryesisht për njohuritë e tij në letërsinë dhe kinematogr­afinë botërore), por edhe i indoktrinu­ar jashtë mase, në letrën e tij dërguar në adresë të kabinetit të Enver Hoxhës, Koço Danaj ka analizuar me detaje se përse ato filma dhe libra nuk kishin vend në Shqipërinë socialiste. Pra sa më sipër, duket se nuk ishte vetëm regjimi komunist me institucio­net përkatëse të propagandë­s që "i bënin sytë katër" për të mos "depërtuar ideologjia e huaj" në Shqipërinë Socialiste, por "roje vigjilente" bënin edhe individë të veçantë, si në rastin në fjalë, që nuk e kishin atë gjë detyrë funksional­e. Dhe si rezultat, duket se letra e oficerit të ri, Danaj, asokohe "ka zënë vend", pasi filmat dhe librat që ai "sugjeronte" të ndaloheshi­n, jo vetëm u hoqën nga qarkullimi, por disa institucio­ne që i kishin ato në varësi, si Kinostudio "Shqipëria e re", "Shtëpia Botuese "Naim Frashëri" apo Radio- Televizion­i Shqiptar, patën mjaft probleme sepse i kishin lejuar apo hedhur ato në qarkullim. Jo vetëm kaq, por letra e oficerit të ri të Kufirit ishte e "kopsitur" aq "hollë", sa vuri në siklet edhe vetë udhëheqjen e lartë të PPSH- së së asaj kohe, si Hysni Kapon, Piro Kondin etj., saqë nuk dinin se si, ku dhe çfarë përgjigje t'i jepnin atij si autor i saj?! Interesant është fakti se përse ajo letër nga kabineti i Enver Hoxhës nuk i është dërguar për "shqyrtim" Ramiz Alisë që mbulonte artin, kulturën dhe propagandë­n, por Hysni Kapos, i cili mbulonte organet e "Diktaturës së Proletaria­tit"?! Lidhur me këto e të tjera, na njeh letra në fjalë që publikohet e plotë dhe për herë të parë në faqet e këtij libri e gjithashtu ekskluzivi­sht për "Gazeta Shqiptare".

( vijon nga numri i kaluar) LETRA E KOÇO DANAJT PËR SEKRETARIN E ENVERIT, HAXHI KROI

"Qeni i verdhë" është një roman i Zhorzh Simeonit, i njohur në botën borgjeze si autor romanësh policorë, por që prek edhe tema sociale. Lidhur me figurën e këtij autori, qëndrimi i autorit të parathënie­s së romanit bie në kundërshti­m me qëndrimin që mban një autor tjetër i huaj. Në librin "Shthurje dhe degjenerim në Jugosllavi­në titiste", të Dimitri Joiçit, thuhet se shprehje e degjenerim­it të kulturës dhe letërsisë jugosllave është midis të tjerash edhe përkthimi i veprave të shkrimtari­t bulevardes­k, Zhorzh Simeon. Po të lexosh romanin tek filmi "Rrëfimet e komisarit të Policisë", është krejt false. Këto figura "shërbëtorë­sh të borgjezisë", mund të ekzistojnë vetëm në imagjinatë­n e autorëve, po në asnjë mënyrë në realitetin e asaj shoqërie. Ky komisar Megre dhe Bonavia, sipas autorëve, na bëkan shumë të mira, i pari fut në burg tre afaristë borgjezë për të shpëtuar një marinar të varfër, kurse i dyti arrin dhe vret padronin e tij, manjatin e fuqishëm Lomuno. Sa e paqenë është figura e komisarit Megre, me anë të cilit Simeoni kërkon të na mbushë mendjen për karakterin "demokratik" të rendit borgjez, na e tregon një film tjetër i huaj dhe pikërisht filmi "Çështja Sabiel", në të cilën për të mbuluar vrasjet e Sabielit, mekanizmat e ndryshme shtetërore vunë në shërbim të tyre çdo gjë dhe, kur u mundua një komisar policie të zbulonte vrasjen, ai u zhduk menjëherë. Dhe kjo është e natyrshme: diktatura borgjeze nuk mund të lërë në organet e saj njerëz që s'i shërbejnë me fanatizëm. Po kështu, edhe filmi "Rrëfimet e komisarit të policisë", që kur mbaron të duket sikur thotë: "Dëgjoni njerëz, mos ngrini kokën dhe mos protestoni kundër gjendjes suaj të vajtueshme, sepse mafia të bën të zezën". Për të larë borxhin, regjisori fut në skenë edhe një punëtor që gjoja proteston dhe në fund gjen vdekjen, por që në fakt s'ka asgjë të përbashkët me proletaria­tin, është një surrogate i

 ??  ??
 ??  ?? Regjizori i famshëm italian, Damiano Damiani
Regjizori i famshëm italian, Damiano Damiani
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania