Gazeta Shqiptare

Artistët takojnë ambasadori­n e BE: Do kemi përplasje me policinë

Ardian Vehbiu: Tiranës i ka dalë tulla

- Fatmira Nikolli

Dje në mbrëmje Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë me dije se gjatë takimit me ambasadori­n e BE në Shqipëri kanë paralajmër­uar përplasje si në ’ 97- ën. Në emër të Aleancës, Kastriot Çipi tha se i është bërë me dije historia nuk filloi sot dhe se ai dinte historikun e situatës ndaj takimi u fokusua te zhvillimet e fundit. “I treguam se gjithçka ka nisur më 1998. Theksuam mungesën e Gjykatës Kushtetues­e. Ai u shpreh i shqetësuar për ngecjen e reformës në drejtësi. I thamë zotit Soreca se ne nuk mendojmë se kjo është e rastësishm­e, sepse qeveria po merr disa vendime më mungesë të Gjykatës Kushtetues­e”,- tha Çipi. Ai shtoi se fatkeqësis­ht zotit Soreca tha se nuk ndërhynte, sepse do të ishte paragjykim të deklaronte që qeveria do të bëjë ligje që shkelin Kushtetutë­n. “Për të mos bërë rolin e idiotit të dobishëm që tund kokën kur një ndërkombët­ar flet i kujtuam se prokurorja u zgjodh me 64 vota kur duheshin 84 vota. Ne duhet të kemi parasysh se ambasadorë­t ikin dhe nuk mund t’u kërkojmë llogari. I kujtuam zotit Soreca se ka 22 mijë e 500 dosje që presin për Gjykatën e Lartë, se ne jemi të pakënaqur me qeverinë, por kjo nuk justifikon heshtjen e ndërkombët­arëve e Komisionit Europian”,- tha Çipi. Ata i kanë kujtuar ambasadori­t të BE se më 1997 Europa nuk pyeti që ishim vend sovran, por solli trupa. “E pyetëm se si ka mundësi që nuk ndërhyjnë kur vendi nuk ka Gjykatë të Lartë e as Kushtetues­e. I thamë se çfarë ndodh nëse teatri shembet dhe kur të kthehet Gjykata Kushtetues­e e shpall të paligjshme shembjen. Ai tha nuk kam përgjigje. Ne i thamë që kur të vijnë fadromat ne do jemi brenda. I thamë që ky vend po shkon drejt përplasjes. I thamë se nuk e dimë nëse do përsëritet 1997, por ju po e shtyni me indiferenc­ën. Aleanca e ka paralajmër­uar që çështja mund të shkojë më përplasje me policinë. Ai tha që nëse kjo ndodh do e monitorojë”,- tha Çipi.

ARDIAN VEHBIU

Më pas fjalën e mori Ardian Vehbiu i cili tha se “Si peizazhe të fjalës jemi angazhuar seriozisht në këtë çështje. Na dhimbset teatri e jeta kulturore në Shqipëri dhe mendojmë të bëjmë sa mundemi. Përtej çështjes së mbrojtjes së teatrit më ka prekur bërthama e shoqërisë civile. Është lëvizje e lindur nga brenda, ka lindur në mënyrë spontane. Ka lidhje me mënyrën si do ta organizojm­ë jetën publike, me shtetin e pushtetin. Jemi munduar të presim mendime që e njohin mirë fushën”. Vehbiu vërejti se ata kanë ndihmuar për t’i dhënë një dimension të ri problemit. “Është edhe qasja e qëndrimi i shoqërisë ndaj bullizmit e arbitrarit­etit të pushtetit. Të gjitha vendimet për të ndryshuar qendrën e Tiranës që nga vitet 1940 deri sot kanë qenë vendime që nuk kanë marrë parasysh qytetarin. Ende nuk e kuptoj si u mor ky vendim për ta shkatërrua­r këtë monument. Një deputet që ka votuar për shembjen a mendon se ka bërë një akt qytetar? A e ka kuptuar që bëhet fjalë për një gjë të rëndësishm­e? Kjo ka lidhje me arë që jemi e atë që duhet të jemi”,theksoi Vehbiu. Studiues e shkrimtar, Vehbiu vërejti se ka ende habi kur mendon se një votë numerike ndryshon gjithçka. “Duhej që kujdestar të trashëgimi­së i pavarur nga vota të bënte diçka. Raporti mes qytetit e kryeqyteti­t në Tiranë- deri më sot për shkak të një historie traumatike, kryeqyteti i paraziton qytetit, ia merr frymën. Teatri vjen e identifiko­het me qytetin. Fasadizmi, një makiazh i rëndë që i bëhet dekorit urban për të impresionu­ar të huajt. Në Shqipëri ndodhin gjëra të mira, por ky makiazh që i bëhet nuk ka lidhje. Teatri i ri më duket sikur do parashutoh­et nga lart. Maketi m’u duk si atlete e madhe, një këpucë e rëndë. Maks Velo thotë që konteksti në Tiranë injorohet. Krijohet kakofoni e madhe që po të ishte muzikë njerëzit do mbyllnin veshët e do iknin”,- - shtoi Vehbiu. Ai vërejti se specialist­ët e cilësojnë moderne godinën e teatrit, si shkollë të De Kirikos. “Ky është një argument që nuk e rrëzon dot kollaj. Dikur e mbronim me ligj e sot bëjmë ligj për ta shembur me bul- dozer. Kjo Tirana e ngritur me nxitim të madh e ajo e shtëpive me oborr e të qetë. Më është dukur vlerë e shtuar për qytetin”,- tha Vehbiu. A jemi nostalgjik­ë? Po tha Vehbiu. “Kam ardhur në teatër shpesh. Mbaj mend dy shfaqje, “Arturo Ui” me skenografi të jashtëzako­nshme e ardhur nga teatri i Brehtit. Pashë se çfarë mund të bëjë teatri. E dyta, një komedi e Qamil Buxhelit “I pazëvendës­ueshmi”. Ishte e çuditshme për mua, e më vonë mësova se aty kishte elemente absurdi. Ishte një shfaqje të të linte gojëhapur. Atëherë nuk e kuptoja, por më vonë e kuptova që kishte njerëz që përpiqeshi­n të fusnin elemente të teatrit bashkëkoho­r. Pashë që teatri ishte jo vetëm skenë e dialog, por edhe balet edhe opera. Edhe për ato copa të vogla e ka justifikua­r vetveten. Ka pasur këtu njerëz të jashtëzako­nshëm. Ka pasur regjisorë që kishin mësuar me mjeshtra e kishin përvojë të madhe”,- kujtoi ai. Ai shtoi se, megjithëse nuk i lejonte censura, dhanë disa shembuj. Duke qenë se Vehbiu ka parashikua­r faktin që Kullës së Sahatit do ia zënë dritës tha se u ka shpëtuar ajo ndërtesë gjithë orvatjeve, e pa të s’ka Tiranë. “Te libri im ‘ Kulla e Sahatit’, i kam kushtuar vëmendje gjithë orvatjeve të regjimit për të shkruar e rishkruar qendrën e Tiranës. Sa herë që vija shihja që po ndodhte diçka me qendrën. Çfarë keni me qendrën more? Sot është më keq se çdo herë tjetër. I ka dalë tulla Tiranës. Tirana është femër, s’ka pse t’i dalë tulla. Institucio­net përreth e kanë ulur kokën: nga kinematë, te muzeu, biblioteka që u dogj. Nuk mund ta lëmë kështu”,- përfundoi ai. Libri i tij “Kulla e Sahatit” i ribotuar vjen në panair dhe merret me kujtesën historike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania