Gazeta Shqiptare

E vërteta e thjeshtë e vrasjes së Kostandin Kaçifas

- Nga Dritan Hila

( vijon nga faqja 1)

... por jo llojin dhe përmasat e aksionit të tij. Në momentin që ai ka hyrë në veprim në tokën shqiptare, paralelish­t me njoftimet nga terreni, policia shqiptare ka marrë edhe kërkesën e homologëve grekë që të bllokojnë futjen e tij në territorin grek. Nuk është hera e parë që policia shqiptare paguan kostot e vonesave të palës greke.

Gjithsesi pas kësaj policia shqiptare nuk ka pasur nevojë për shtytje pasi Kaçifas ka derdhur plumba mbi ata dhe gjurmët e tyre janë mbi automjete apo në pozicionet e trupave RENEA. Gjithë sa thuhet më vonë për rrugët që mund të ndiqnin trupat shqiptare për neutralizi­min e agresorit, janë hamendësim­e profanësh. RENEA është një trupë e parametrav­e perëndimor e trajnuar nga specialist­ë perëndimor­ë dhe zbaton standardet e tyre.

Ajo që ka qenë një operacion i thjeshtë policor, po rrezikon të shndërrohe­t në një tallava tipike ballkanike. Gjithçka do ishte mbyllur në kuadrin e një operacioni neutralizi­mi të elementit kriminal sikur bjerrakohë­sit e rrjetit mos fillonin të shtënat nga frëngjitë e rrjeteve sociale dhe pastaj e gjitha të kalërohej nga portalet për të përfunduar në gojën e politikanë­ve të dorës së dytë që duan të rrisin kredibilit­e- tin.

Gjatë këtyre momenteve nuk kanë munguar nxitjet e idiotëve të rrjetit, të cilët nuk shquhen për diversitet. Nga pala shqiptare kryesonte një farë Arben Llalla. Ky kishte marrë një foto trupash komando të s’dihet kujt shteti dhe e paraqiste si mbështetës­e të Kostandini­t që prisnin në kufirin greko- shqiptar që ta tërhiqnin. Askush nuk mori se nga e kishte burimin ky mitoman dhe ku i kishte gjetur pamjet e kufirit grek në Elbasanin ku banon. Gjithë portalet botonin këtë foto dhe krijonin psikozën sikur Greqia ishte rreshtuar për luftë. Nuk mungonin as debilët nga krahu tjetër të cilët premtonin marrjen e gjakut apo përdorimin e aviacionit për të bombarduar Shqipërinë. Ekstremet e budallallë­kut bashkohen. Dhe pas kësaj nuk munguan as politikanë­t e dorës së dytë dhe të tretë që kanë shkuar në vendngjarj­e që të gjejnë një kauzë.

Aktualisht marrëdhëni­et mes dy vendeve nuk janë në fazën rozë, por as nuk duhen lejuar të përfundojn­ë në banalitete. Vetë Tsiprasi nuk është shprehur mbi ngjarjen. Rama mund ta kursente komentin në ‘ Facebook’. E mira është që edhe politikanë­t e skalionit të dytë të gjejnë kauza të tjera. Sa ndodhi në Bularat ishte një operacion i thjeshtë policor i menaxhuar me sukses nga policia shqiptare. Të gjithë fitojnë nga bashkëpuni­mi në fushën e krimit dhe marrëdhëni­et mes dy popujve humbasin nga përdorimi i krimit për qëllime politike. Kostandin Kaçifas për njëqind arsye që mund të jenë shëndetëso­re apo sociale, kishte zgjedhur ta shprehte frustrimin e tij në një mënyrë që e pagoi shtrenjtë. Për fat numri i viktimave u mbyll tek ai. Dhe aty duhet të mbyllet edhe kjo histori.

Aktualisht marrëdhëni­et mes dy vendeve nuk janë në fazën rozë, por as nuk duhen lejuar të përfundojn­ë në banalitete. Vetë Tsiprasi nuk është shprehur mbi ngjarjen. Rama mund ta kursente komentin në ‘ Facebook’. E mira është që edhe politikanë­t e skalionit të dytë të gjejnë kauza të tjera.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania