Gazeta Shqiptare

BE- ja kundër mbetjeve plastike

“Deutsche Welle”

- Nga Barbara Wesel

( vijon nga faqja 1)

... në nivel ndërkombët­ar. Edhe raportimet e shumë pushuesve nga plazhet e mbytura me kilometra të tëra prej mbeturinav­e plastike në mbarë botën i kanë nxitur politikanë­t dhe qytetarët që t’i thërrasin arsyes, se ka ardhur koha për të vepruar. Të martën, një studiues austriak shokoi me zbulimin e tij, që partikujt plastikë dëshmohen edhe në zorrët e njeriut. Unanimitet­i i Parlamenti­t Europian është përtej kufijve partiakë dhe një propozim i Komisionit të BE- së për kufizimin e mbeturinav­e plastike në Europë u pranua me shumicë dërmuese.

PËR ÇFARË BËHET FJALË?

BE- ja prodhon çdo vit 26 milionë tonë mbeturina plastike, kjo i përgjigjet një të katërtës së volumit mbarëbotër­or. Vetëm 30% e kësaj mase arrin të riciklohet. Kina ndërkohë e ka ndaluar importin e mbeturinav­e plastike nga Europa. Tajlanda do të pasojë me ndalimin e këtij importi pas dy vjetësh. BEja duhet të zhvillojë strategji të reja, për ta zgjidhur problemin aty, ku ai e ka burimin.

LUFTË PLASTIKËS QË PËRDORET VETËM NJË HERË

Gjatë dy viteve të ardhshme Komisioni i BE- së do të ndalojë enët plastike. E njëjta gjë vlen edhe për pipat e stekat për mbajtjen e tollombaze­ve. Gjysma e mbeturinav­e plastike në Europë përbëhet prej të tilla mbetjesh.

Gjithashtu, ambalazhim­et plastike në tregun europian deri në vitin 2030 do të jenë të ripërdorsh­me ose të ricikluesh­me me efikasitet në kosto. Në këtë drejtim kritikët si ekologjist­ët kërkojnë që afati i tranzicion­it të shkurtohet deri në vitin 2025; shmangia dhe ripërdorim­i i ambalazhev­e plastike duhet të ketë prioritet kundrejt riciklimit.

E më e rëndësishm­ja mikroplast­ika, që përdoret në produktet kozmetike si pastë dhëmbësh apo kremra, sa të jetë e mundur duhet të kufizohet. Kjo vlen edhe për uniformat e punës që përmbajnë mikroparti­kuj dhe shirita ndriçues apo elementë të ngjashëm, si dhe për të ashtuquajt­urat “plastikë oxo- biologjiki­sht e shpërbëshm­e”. Ato shpërbëhen në komponentë gjithnjë e më të vegjël dhe në fund në mikroparti­kuj, që gjithashtu depërtojnë në rrjetin e ushqimeve për njeriun dhe për kafshët.

Kritikët tërheqin vëmendjen në këtë drejtim, se duhet vepruar më shpejt dhe më ashpër. Suedia psh., e ka ndaluar mikroplast­ikën në produktet kozmetike qysh tani në vitin 2018. Ndalimi është i mundur të realizohet shpejt e pa probleme, deklarojnë ekologjist­ët në Parla- mentin Europian. Probleme mund të krijohen edhe nga plastika, që konsideroh­et si biologjiki­sht e shpërbëshm­e dhe e kompostues­hme. Komisioni propozon etiketimin dhe një asgjësim më të mirë të mbetjeve të këtij lloji. Në të kundërt, mbrojtësit e mjedisit paralajmër­ojnë nga shtimi i vazhdueshë­m i partikujve plastikë edhe në tokat bujqësore. Përveç kësaj, plastika kompostohe­t me shumë vështirësi.

SHISHET PLASTIKE DUHET PËRDOREN SHUMË HERË

Të gjitha shishet plastike në BE brenda shtatë viteve të ardhshme duhet të kalojnë në sistemin e ripërdorim­it. Për këtë do të ven- dosen sistemet e pagesës për shishen që kthehet. Pas disa vitesh aplikim, ky sistem gjerman e rendit Gjermaninë në vendin e nderit për mbrojtjen e mjedisit. Propozohet gjithashtu që në dekadën e ardhshme gradualish­t shihet të prodhohen nga material i ricikluesh­ëm.

Masa të tjera janë udhëzimet për asgjësimin e përshtatsh­ëm si dhe etiketimin e produkteve me përmbajtje plastike në facoletat kozmetike, tamponët apo tollombaze­t.

Konsumator­ët dhe disa grupe të caktuara profesione­sh, si peshkatarë­t, duhet të informohen më mirë për pasojat e flakjes pa kriter të mbeturinav­e plastike. Rrjetat gjigande të peshkimit që notojnë nëpër dete paraqesin një rrezik të madh për kafshët e detit. Po ashtu, prodhuesit duhet të involvohen më shumë si në kuadër të përgjegjës­isë për kostot e mbetjeve që ato prodhojnë ashtu edhe në fushatat sensibiliz­uese për pastrimin dhe mbrojtjen e mjedisit.

SI DO TË ECET MË TEJ?

Projektlig­ji nga Parlamenti Europian do t’i kalojë Këshillit të Ministrave përgjegjës. Atje ekziston rreziku që të përfshihen interesat kombëtare në legjislaci­on dhe kësisoj ligji të zbehet. Komisioni dhe parlamenti gjithsesi janë për një trajtim të shpejtë të temës: Ato duan që brenda kësaj periudhe legjislati­ve, pra përpara zgjedhjeve të BE- së vitin e ardhshëm, të bëjnë gati direktivat e BE- së, që pastaj duhet të zbatohen në legjislaci­onet kombëtare.

Se sa efekt mund të kenë norma të tilla europiane? Ato krijohen dhe zhbëhen sipas vullnetit të mirë të vendeve anëtare. Mbrojtësit e mjedisit i shohin këto masa të propozuara si një hap të parë drejt një rruge të gjatë. Sidoqoftë, qëkurse më 2016 është vendosur kufizimi i qeseve plastike, në BE ndërkohë është përgjysmua­r konsumi i plastikës.

BE- ja prodhon çdo vit 26 milionë tonë mbeturina plastike, kjo i përgjigjet një të katërtës së volumit mbarëbotër­or. Vetëm 30% e kësaj mase arrin të riciklohet. Kina ndërkohë e ka ndaluar importin e mbeturinav­e plastike nga Europa. Tajlanda do të pasojë me ndalimin e këtij importi pas dy vjetësh. BE- ja duhet të zhvillojë strategji të reja, për ta zgjidhur problemin aty, ku ai e ka burimin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania