Gazeta Shqiptare

"Konstandin­i u frymëzua nga ushtarët grekë, që ranë në Epir në vitet ' 40-' 41"

Motra e 35- vjeçarit: Të zbardhet ngjarja, duam të dëgjojmë bisedat e policëve në celular Jani Kaçifas: Djali ishte patriot, e donte Greqinë

-

Dy ditë pas vrasjes së ushtarit ekstremist grek, Konstandin Kaçifas në fshatin Bularat të Gjirokastr­ës ka reaguar babai i tij, Jani Kaçifa. Në një prononcim për median greke "Protothema", ai ka thënë se i biri u vra nga policia shqiptare se ishte patriot. Me lot në sy, babai i 35- vjeçarit që u ekzekutua nga forcat RENEA ka deklaruar se djali u frymëzua nga ushtarët grekë të vrarë në vitet ' 40- 41. "Konstandin­os u frymëzua nga ushtarët grekë, që ranë këtu në Epir gjatë viteve ' 40-' 41. Ishte kaq thellë i frymëzuar saqë nuk ndahej nga flamuri grek. Erdhi para pesë vitesh në fshat që të punojë këtu, sepse atëherë kishte punë. Sapo erdhi, ngriti flamurin grek në kodrën ku ranë ushtarët grekë. Ai donte që fshati të kishte një shpirt frymëzues patriotik për helenizmin. Ai denonconte statusin e një bote sovrane, që nuk mbrojti dot Vorio- Epirin. Djali im thoshte se: Ne nuk na duan. Budallenjt­ë e botës sovrane dhe të pavarur e lanë VorioEpiri­n jashtë", u shpreh babai i Kaçifas.

REAGIMI I FAMILJARËV­E

Në lidhje me vrasjen e Konstandin Kaçifas ka reaguar dhe motra e tij, e cila ka kërkuar që të zbardhet e vërteta. Pavarësish­t se vëllai i saj hapi zjarr ndaj policisë duke rrezikuar jetën e tyre, motra e 35- vjeçarit kërkon të mësojë më shumë për bisedat e policëve nga celularët e tyre kur ndodhi ngjarja. "Nga kamerat, nga sateliti, nga çdo mjet që mund të mësojmë atë që duam më shumë në këtë moment familja, në këtë situatë që është, të vërtetën. Jemi në një gjendje shumë të keqe. Duam të dalë e vërteta, të mësojmë fiks çfarë ndodhi, duam të dëgjojmë bisedat e policëve nga celularët e tyre kur ndodhi gjithçka, nga kamerat", ka pohuar shprehur motra e Konstadin Kaçifas. Ndërkaq, mediat e vendit fqinj kanë publikuar dje një tjetër video të momentit ku mamaja e ekstremist­it grek që u vra

në Bularat, mëson se djali i saj është vrarë. Të ëmës i kanë thënë se Konstandin­os i kërkuan që të dorëzohej, por ai është përgjigjur se nuk dorëzohej se ishte grek dhe prandaj e vranë. Edhe pse kanë kaluar tri ditë nga vrasja e minoritari­t grek në Bularat të Gjirokastr­ës, telefoni i Konstandin­os Kaçifas, i cili mbeti i vrarë gjatë një sh-

këmbimi zjarri me forcat RENEA nuk është gjetur ende. Telefoni i viktimës mund të japë detaje dhe informacio­ne të rëndësishm­e për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Familjarët e Kostandin Kaçifas kundërshto­jnë ekspertizë­n e Institucio­nit të Mjekësisë Ligjore Shqiptare. Familja minoritare këmbëngul që një ekspert privat të përcaktojë Një tjetër reagim ka ardhur nga Greqia pas vrasjes së minoritari­t grek, Konstandin­os Kaçifas. Kësaj radhe është kryetari i grupit parlamenta­r të Koalicioni­t Demokratik të Partive të Majta, ishministr­i Andreas Loverdos, i cili "kërcënon" se do e çojnë çështjen deri në Bruksel. Në një reagim të publikuar dje nga mediat greke, Loverdos i bën thirrje kryeminist­rit Edi Rama të tregojë gjakftohtë­si. Ai thotë se duhet të ndiqet rruga diplomatik­e dhe përmes Brukselit.

shkakun e vdekjes së të afërmit të tyre. Mësohet se në Gjirokastë­r ka shkuar edhe një mjek ligjor grek, i cili është kërkuar nga familjarët për të marrë pjesë në ekspertizë­n mjeko- ligjore të trupit të 35vjeçarit. Nga ana tjetër, avokati grek i familjes Kaçifa paralajmër­on se nuk do të zhvillohet ceremoni mortore për 35- vjeçarin e vrarë

Në prag të zhvillimit të festes së Greqisë, e cila si çdo vit u organizua edhe në qendër të fshatit Bularat në Gjirokastë­r, të shtëna me armë tronditën zonën. Policia, e cila ishte stacionuar në qendër të fshatit për mbarëvajtj­en e festës menjëherë është nisur në drejtimin nga janë dëgjuar të shtënat, ndërsa identifiko­i edhe personin që qëlloi me

armë. Kostandin Kaçifa sapo ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë, duke rrezikuar jetën e tyre. Fatmirësis­ht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë. Policia menjëherë ka rrethuar zonën, ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin. Shtetasi Kostandino­s Kaçifa u fut në thellësi të fshatit ku forcat "Shqiponja" dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij. Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastr­ës shkoi dhe një helikopter i Ministrisë se Brendshme dhe forcat speciale RENEA nga Tirana, të cilat bënë të mundur edhe lokalizimi­n e autorit. Por, pasi nuk iu përgjigj thirrjes së policisë për t'u dorëzuar, 35- vjeçari qëllonte me armë zjarri, ndërkohë që mbeti i vrarë.

 ??  ?? 35- vjeçari i vrarë në Bularat, Konstandin Kaçifas
35- vjeçari i vrarë në Bularat, Konstandin Kaçifas
 ??  ?? Babai i 35- vjeçarit të vrarë, Jani Kaçifa
Babai i 35- vjeçarit të vrarë, Jani Kaçifa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania