"Do t'i ulim flamujt", politikani grek ' zbardh' sherrin Kaçifas- polici

Gazeta Shqiptare - - VRASJA E EKSTREMISTIT -

GREQI - Vrasja e minoritarit grek, Konstandinos Kaçifas në Bularat të Gjirokastrës pas një shkëmbimi zjarri me policinë, është sërish çështja e parë në mediat greke. Televizionet helene i kanë kushtuar emisione ' live' çështjes "Kaçifas". Ndërkohë, anëtari i Lidhjes Panhelenike të Homogjeneve Greke, mjeku Pandelis Patistas, në një intervistë për televizionin "Ant1" ka treguar të tjera detaje nga vrasja e minoritarit 35- vjeçar. Sipas tij, mes Kaçifas dhe policisë shqiptare kishte pasur debate gjatë ditëve të përgatitjes së festës ko- mbëtare të Greqisë, lidhur me ngritjen e flamurit të shtetit helen. "Gjatë ditëve të përgatitjes për festën kishte filluar debati Kaçifas me policinë shqiptare. Karakteristike, policët shqiptarë, duke e ditur dobësinë që kishte, i thoshin ' sado flamuj të ngresh, ne do i ulim'. Nuk ishte ekstremist, ishte aktivist, në demonstratat për emrin e Maqedonisë ishte i pari, në aktivitetet minoritare bashkëpunonte me shumë zemër. E ekzekutuan. Bëhet fjalë për ekzekutim të ftohtë. Sipas gjurmëve të gjakut që gjetëm, do jetë zvarritur i plagosur rëndë 60- 70 metra, para plumbit fatal thirri ' Rroftë Greqia. Rroftë helenizmi'", - tha Pandelis Patistas.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.