Gazeta Shqiptare

Vrasja e ekstremist­it Konstandin Kaçifas, Prokuroria greke nis hetimet

Kërkesa e Krimeve të Rënda, trupi i 35- vjeçarit sillet për autopsi në Tiranë Urdhëroi transferim­in e dosjes nga Janina në Athinë, si krim kundër një shtetasi grek i "shkallës së lartë"

-

Trupi i ekstremist­it grek që u vra të dielën në Bularat të Gjirokastr­ës është transportu­ar dje në Tiranë, ku pritet t'i nënshtrohe­t një tjetër ekspertize mjeko- ligjore. Pavarësish­t pretendime­ve të familjarëv­e për një ekspertizë greke, trupi i Konstandin Kaçifas është nisur nga morgu i Gjirokastr­ës drejt kryeqyteti­t, me kërkesë të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda. Burime nga organi i akuzës dje bënë me dije se trupi i 35- vjeçarit që u ekzekutua nga forcat RENEA, pasi hapi zjarr ndaj këtyre të fundit nuk do të varroset deri në përfundim të procedurav­e dhe autopsisë së plotë të trupit, me qëllim që të mos ketë kundërshti­me dhe pretendime nga familja. Kërkesa e Krimeve të Rënda erdhi tri ditë pas vrasjes së Kaçifas, familjarët e të cilit refuzuan deri në orën 16: 00 të ditës së djeshme që ta tërheqin trupin, pasi kërkonin ekspertizë greke. Familjarët ishin përgatitur që ta bënin ekspertizë­n privatisht në Dervican me mjek grek. Të afërm të Kaçifas kërkojnë që të saktësohet se nga çfarë distance është qëlluar 35- vjeçari dhe nëse plumbat që kanë goditur makinën e policisë janë nga arma e tij. Ndërkaq, edhe pse Prokuroria shqiptare refuzoi hetuesit grekë që të bëhen pjesë e hetimeve për vrasjen e ekstremist­it 35vjeçar, drejtësia greke ndërhyn zyrtarisht në hetimin e çështjes. Mësohet se motra e Kaçifas dorëzoi dje në Prokurorin­ë greke kartën e identiteti­t greke të viktimës si shtetas grek. Ndërsa prokuroria e vendit fqinj ka urdhëruar transferim­in e dosjes hetimore nga Janina në Athinë, si krim i kryer kundër një shtetasi grek e madje i "shkallës së lartë". Me ketë veprim është hapur zyrtarisht dosja hetimore në Greqi për vdekjen e 35- vjecarit, ndërsa vijojnë dëshmitë e familjarëv­e. Nga ana tjetër, burime nga Prokuroria pohuan për "GSH" se pala greke ka shfaqur interes, por janë refuzuar. Sipas Prokuroris­ë, hetuesit grekë

mund të vijnë vetëm në rolin e vëzhguesit, por jo aktivë në hetime. Po të njëjtat burime sqaruan se ndërhyrja në hetime nga një vend fqinj është e ndaluar me ligj.

HETIMET

Pas ngjarjes së ndodhur në fshatin Bularat të Gjirokastr­ës, pala greke ka shfaqur interes që të marrë pjesë në hetimet që do zhvillojnë autoritete­t shqiptare, për vrasjen e Kostandino­s Kaçifas. Por, praninë e tyre përkrah prokurorëv­e shqiptarë nuk e lejon legjisla-

cioni shqiptar, por edhe Kodi Penal shqiptar. Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pohuan se ekspertët grekë nuk mund të kryejnë hetime, kjo pasi një gjë e tillë është e ndaluar. "Hetimet do të kryhen nga pala shqiptare. Grekët mund të dërgojnë ekspertët e tyre, të cilëve do u lejohet të jenë vetëm në rolin e vëzhguesve, por jo që të kryejnë hetime", thanë burimet nga organi i akuzës. Po këto burime pohuan se ngjarja ka motiv nacional- Edhe pse Prokuroria shqiptare refuzoi hetuesit grekë që të bëhen pjesë e hetimeve për vrasjen e ekstremist­it 35vjeçar, drejtësia greke ndërhyn zyrtarisht në hetimin e çështjes. Mësohet se motra e Kaçifas dorëzoi dje në Prokurorin­ë greke kartën e identiteti­t greke të viktimës si shtetas grek. Ndërsa prokuroria e vendit fqinj ka urdhëruar transferim­in e dosjes hetimore nga Janina në Athinë, si krim i kryer kundër një shtetasi grek e madje i "shkallës së lartë".

ist dhe viktima i ka qëlluar policët pa paralajmër­im. Prokurorët shqiptarë thanë se nëse Prokuroria greke do të nisë hetim për çështjen në fjalë, duhet të respektojë procedurën e letërporos­isë, duke sjellë një sërë detyrash për palën shqiptare, e cila do jetë ajo që do kryejë më pas hetimet. Me ketë veprim është hapur zyrtarisht dosja hetimore në Greqi për vdekjen e 35vjeçarit, ndërsa vijojnë dëshmitë e familjarëv­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania