Ekzekutimi i minoritarit, ambasadorja shqiptare në Greqi: Të mos e politizojmë ngjarjen

"Më shumë gjëra na lidhin se na ndajnë mes dy vendeve tona"

Gazeta Shqiptare - - VRASJA E EKSTREMISTIT -

GREQI - Ambasadorja shqiptare në Greqi, Ardiana Hobdari ka kërkuar të mos politizohet çështja e vrasjes nga RENEA të minoritarit grek Kostandinos Kaçifa në Bularat të Gjirokastrës. Në një prononcim për mediat greke, ambasadorja shqiptare në vendin fqinj ka thënë se më shumë gjëra na lidhin sesa na ndajnë mes Shqipërisë dhe Greqisë. "Nuk duhet të politizojmë ngjarjen, pasi më shumë gjëra na lidhin sesa na ndajnë mes dy vendeve tona. Jam informuar nga pala greke dhe jemi në kontakt edhe me palën shqiptare për çështjen", - ka deklaruar Ardiana Hobdari. Ndërkohë mbrëmë, minoritarët grekë të Shqipërisë kanë zhvilluar një protestë paqësore sheshin "Sintagma" të Athinës për nderuar kujtimin e minoritarit Kaçifas.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.