Avokati i Popullit në Bularat: Do kryejmë hetim të pavarur administrativ

Gazeta Shqiptare - - VRASJA E EKSTREMISTIT -

GJIROKASTËR - Përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, Petrit Azemi ka mbërritur në fshatin Bularat, ku ka vizituar familjarët e 35- vjeçarit të vrarë, Konstandin Kaçifas. Para mediave, Azemi tregoi që kishte takuar familjarët e të ndjerit duke sqaruar se institucioni që ai përfaqëson do të kryejë një hetim të pavarur administrativ. I pyetur nga gazetarët grekë nëse Kaçifa mund të kapej dhe të mos vritej, ai u përgjigj se hetimet do ta zbardhin një pretendim të tillë. Ndërsa, përsa i përket ekspertizës nga pala greke, ai u shpreh: "Jemi në dijeni të faktit se me kërkesë të familjarëve kemi kërkuar një ekspertizë mjeko- ligjore. Autopsia e tij është kryer, tani është e drejta e tyre që të marrin të gjitha aktet që shohin të arsyeshme". Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se pala greke pretendon se ushtari ekstremist grek është plagosur dhe më pas është ekzekutuar. Ata pretendojnë se në vendngjarje ka shenja gjaku në hapësirë të gjerë dhe jo vetëm në një vend.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.