Gazeta Shqiptare

Vrasja e Kaçifas, Basha: Ngjarje kriminale, nacionaliz­mi i shtirur

Dosje si 339, kreu i PD: Ka përgjime si të Dakos, kush duhet të arrestohet "Rama, njeri i destabiliz­uar mendërisht"

- Valentina Madani

Kreu i PD- së Lulzim Basha e cilësoi ngjar je kriminale atë çfarë ndodhi të dielën në Bularat të Gjirokastr­ës ku policia shqiptare vrau 35vjeçarin minoritar. Gjatë një bashkëbise­dimi dje me gazetarët z. Basha dënoi përpjekjet sipas tij të kryeminist­rit Rama për ta politizuar atë. Kreu i PD- së akuzoi kryeminist­rin Rama se ka për qëllim që të zhvendosë vëmendjen me deklarata nga qeverisja e tij. "Rama kërkon që të zhvendosë në mënyrë artificial­e vëmendjen, duke pompuar një ngjarje kriminale që duhet trajtuar si kriminale. Është tregues i gjendjes ku ndodhet ai dhe qeverisja e tij. Ai kërkon të largojë vëmendjen nga fakti që nuk kemi qeveri, por një bandë kriminale që na drejton", deklaroi Basha. Kreu demokrat shtoi më tej: "Ai jo vetëm përdor ngjarje të tilla kriminale, por edhe prodhon ngjarje që çojnë në destabiliz­im të vendit dhe rajonit". Basha e quajti të papranuesh­me retorikën që kryeminist­ri Rama pati me Berishën lidhur me këtë ngjarje. "Kjo është një ngjarje kriminale dhe përpjekjet për ta kthyer atë, në ngjarje politike i shërbejnë vetëm atyre që duan ta largojnë mendjen nga kriza e thellë politike ku ndodhet vendi në këtë anë të kufirit dhe pa dyshim ka faktorë në anën tjetër të kufirit që duan ta shfrytëzoj­në për axhendën e tyre politike. Të dyja përpjekjet janë të dënueshme. Në rastin e përpjekjes së Edi Ramës për të zhvendosur në mënyrë artificial­e dhe për të pompuar me retorikë të papranuesh­me kundër eksponentë­ve të opozitës, ishkryemin­istrit Berisha e të tjerëve, një ngjarje e cila është kriminale dhe duhet trajtuar e tillë, është vetëm tregues i gjendjes ku ndodhet ai dhe qeverisja e tij. Ka pushuar së qeverisuri dhe do të kapet pas gjithçkaje për të larguar vëmendjen nga fakti që sot nuk kemi qeveri, por një organizatë kriminale, e cila rolin krye-

sor e ka si të shpëtojë nga fati që e pret në rastin e funksionim­it të drejtësisë së vërtetë dhe përgjegjës­ia politike nga bashkëqeve­risja me krimin. Në një këndvështr­im perspektiv tregon se kemi të bëjmë me një njeri të destabiliz­uar mendërisht dhe patologjik­isht",- deklaroi z. Basha.

KRIMI

Kreu i PD- së dha dje alarmin se vendi po kalon një situatë të vështirë për shkak të lidhjeve që sipas tij ka qeveria me krimin. Ai paralajmër­oi publikimin e skandaleve të reja, duke iu

referuar kryesisht dosjes 339, për shkak të cilës u arrestuan dy ish- deputetët socialistë dhe në përgjime doli emri i kryebashki­akut Vangjush Dako. Z. Basha përmendi emra të tjerë të Partisë Socialiste të përfshirë në tran- Ish- kryeminist­ri Berisha postoi dje një denoncim sipas të cilit banda Avdylajve të Shijakut ka rrahur Vangjush Dakon në zyrën e tij. "Ka qenë Edi Rama ai që i ka pajtuar, pasi janë ulur në një restorant në Durrës për rreth tri orë", - shprehet z. Berisha.

skasione dhe të përgjuar ashtu si Vangjush Dako në dosjen 339. Ai përmendi emrat e Saimir Tahirit, Damian Gjiknurit, Taulant Ballës, Qazim Sejdinit dhe deputetë të tjerë të PS duke i akuzuar se kanë bash- Kreu i PD- së mblodhi grupin parlamenta­r ku u diskutua për situatën politike dhe procesin e zgjedhjeve brenda strukturav­e. Basha i ka vënë deputetët para faktit se përballja me qeverinë nuk do të jetë e largët duke u kërkuar që të intensifik­ojnë takimet me qytetarët. "Ne do të përgatitem­i intensivis­ht për zgjedhje dhe do i fitojmë ato. Duhet të bëhemi gati, dita e përballjes me qeverinë mund të jetë më e shpejtë sesa mendojmë. Skandale të tjera do të dalin. Minimumi 15 mandate nga PS janë të palegjitim­uara.", - tha Basha.

këpunuar me figura të krimit të organizuar për të blerë vota dhe për të kërcënuar votuesit në Dibër dhe Elbasan. "Në rrafshin e skandaleve kriminale mund t'ju them se dosja 339, nga e cila keni parë vetëm majën e ajs-

bergut, në vetvete është pjesë e disa hetimeve të nisura nga prokuroria, disa prej tyre të nisura me kërkesën tonë, siç është dosja e Dibrës ku janë interceptu­ar në mënyrë ligjore, pra janë krijuar fakte dhe prova ligjore të përfshirje­s së Saimir Tahirit, në atë kohë ministër i Brendshëm, Damian Gjiknurit, ende ministër dhe të paktën të 4 deputetëve të PS në transaksio­ne të së njëjtës natyrë si dosja 339 me banda të krimit të organizuar, me figura të krimit të organizuar si Ymer Lala dhe të tjerë eksponentë të krimit të organizuar për të ushtruar presion, për të blerë vota dhe për të kërcënuar votuesit e Dibrës në masakrën e shtatorit 2016 që ishte prologu dhe prova gjenerale për skemën që u aplikua në gjithë vendin në zgjedhjet e qershorit 2017. Në kuadër të këtyre të fundit, pra të zgjedhjeve parlamenta­re të vitit 2017, siç është dëshmuar jo vetëm nga Emiljano Nuhu, por dhe burime të tjera, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe prokuroria e Elbasanit kanë prova faktike të përfshirje­s në transaksio­ne kriminale të dy eksponentë­ve të PS- së, kryedepute­tit për PS- në Taulant Ballës dhe Qazim Sejdinit",deklaroi Basha.

 ??  ?? Forcat RENEA në Bularat
Forcat RENEA në Bularat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania