Bularati, Tritan Shehu: Policia reagoi drejt. Rama më shokoi

"35- vjeçari, i indoktrinuar nga ekstremistët"

Gazeta Shqiptare - - NGJARJA NE BULARAT -

Mendoj se kjo ngjarje nuk ka pse të impresionojë marrëdhëniet Shqipëri- Greqi",u shpreh Shehu. Ndërkohë, hapjen e një banderole dje nga ultrasit e Partizanit në stadium, deputeti e sheh si shqetësues dhe të nxitur nga dikush. "Mbrëmë ( të hënën) në stadium pashë një parullë që më shqetësoi shumë që nuk kishte lidhje me futbollin dhe që nxit urrejtje. Janë elementë të nxitur nga dikush. Nacionalizmi është ndalesa e fundit për atë që ka shkuar drejt greminës", tha z. Shehu. Ai komentoi deklaratat e ish- kryeministrit Sali Berisha për ngjarjen e Bularatit dhe reagimin e kryeministrit Edi Ram, për të cilin tha se e ka shokuar.

"Ky incident bëri të shpërthejnë disa simptoma. U shokova mbrëmë. Zoti Berisha bëri një arsyetim racional e të qetë dhe më pëlqeu. Pas pak minutash kryeministri i Shqipërisë më shokoi, doli me një prononcim të papranueshëm, nuk ishte fjala vetëm për fyerjet por kërkonte t'i vishte një xhaketë ultranacionaliste. Kërkonte të shfrytëzonte politikisht një ngjarje duke e ditur qartë që kështu futemi drejt një vorbulle të rrezikshme për vendin. Mesazhi i Ramës i papërshtatshëm, jashtë kontekstit që nuk i shërben situatës",- tha Shehu.

Kreu i PD- së, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.