Gazeta Shqiptare

Vrasja në Bularat, Meta: Ngjarje e izoluar, jo retorikë nacionalis­te

Presidenti në qendrën "Marshall": NATO s'lejoi që Ballkani të bëhej Lindja e Mesme e Evropës "Të mos përdoret për qëllime politike"

-

Presidenti Ilir Meta e konsideron një ngjar je të izoluar, atë që ndodhi në fshatin Bularat më 27 tetor, ku mbeti i vrarë nga forcat RENEA 35- vjeçari Kostandin Kaçifas. Presidenti Ilir Meta reagoi dje përmes zëdhënësit të Presidencë­s, Tedi Blushi, për ngjarjen në Bularat. Kreu i Shtetit u bën apel partive politike të qëndrojnë larg përpjekjev­e për të shfrytëzua­r këtë ngjarje për retorikë nacionalis­te e nevoja politike destruktiv­e. Sipas presidenti­t, kjo ngjarje e izoluar nuk mund të zbehë miqësinë shqiptaro- greke. Gjithashtu, presidenti dënon banderolën në shkallët e Selman Stërmasi" gjatë ndeshjes Partizani- Skënderbeu. "Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerëson rëndësinë e hetimeve transparen­te e shteruese dhe shpreh bindjen e thellë se kjo është një ngjarje e izoluar, e cila nuk mund të zbehë miqësinë shqiptarog­reke. Minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi do vazhdojnë të jenë ura solide të këtyre marrëdhëni­eve dhe kësaj miqësie. Presidenti Meta vlerëson qëndrimet e ministres së Kulturës së Greqisë lidhur me ngjarjen dhe iu bën apel të gjithëve të qëndrojnë larg përpjekjev­e për të shfrytëzua­r këtë ngjarje për retorikë nacionalis­te e nevoja politike destruktiv­e", thuhet në reagimin e kreut të shtetit. Në të njëjtën kohë Presidenti Meta thekson se parulla e shfaqur të hënën në shkallët e stadiumit "Selman Stërmasi" gjatë ndeshjes Partizani- Skënderbeu është jo vetëm e papranuesh­me, por thellësish­t e dënueshme. "Një parullë e tillë antisporti­ve dhe raciste është edhe një fyerje për korifenjtë e futbollit shqiptar, që nderuan fanellën e ekipit tonë kombëtar duke pasur kombësinë greke. Sidoqoftë, këto ngjarje të izoluara duhet të na shërbejnë si një kambanë alarmi për të parandalua­r dhe frenuar që në gjenezë pasojat e gjuhës së urrejtjes mes popujve tanë", deklaron Presidenti i vendit, Ilir Meta.

TAKIMI

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, foli para 98 pjesëmarrë­sve nga 42 vende, lidhur me sigurinë dhe integrimin euroatlant­ik në Ballkan nga këndvështr­imi shqiptar, teksa ishte i ftuar në George C. Marshall European, Qendra për Studime të Sigurisë më 25 tetor. "Unë dua të filloj duke pohuar se në fillim të viteve ' 90, vendi im ishte shumë me fat që kishte në prag të derës modelet më të mira të arkitektur­ës së sigurisë në historinë e njerëzimit - NATO dhe Bashkimi Evropian", tha Meta, i cili u zgjodh president i Republikës së Shqipërisë, 28 prill 2017. "Për rajonin e Ballkanit, ata

kanë provuar të jenë të dobishëm në të dy kohët e luftës dhe paqes. Dua të theksoj faktin se ndërhyrja e NATO- s, veçanërish­t nga SHBA dhe më pas përfshirja e BE në një mënyrë vendimtare dhe të vendosur, shpëtoi Ballkanit të bëhet Lindja e Mesme e Evropës", u shpreh ai. Pjesëmarrë­sit ndjekin Programin e Qendrës "Marshall" për Studimet e Aplikuara të Sigurisë, i cili siguron një ar-

sim të nivelit të lartë në politikat e sigurisë, çështjet e mbrojtjes dhe marrëdhëni­et ndërkombët­are me një gamë të gjerë të profesioni­stëve të sektorit të sigurisë nga qeveritë dhe organizata­t joqeverita­re anembanë botës. "Fjalimi i presidenti­t ishte i përkryer në kohën kur pjesëmarrë­sit po përfundoni­n pjesën akademike të programit", tha drejtori i programit PASS, koloneli Carsten Treder. "Ne kemi

diskutuar pothuajse të gjitha aspektet e politikës së sigurisë së sotme, nga siguria dhe pasiguria, tek aktorët kryesorë, sfidat bashkëkoho­re dhe strategjit­ë dhe qasjet për të zbutur këto sfida", tha Treder. "Presidenti dha një shembull të mirëpranua­r ' në botën e vërtetë' gjatë fjalimit të tij, si dhe kur u përgjigjej pyetjeve të pjesëmarrë­sve". Pas fjalimit të tij, i cili zgjati 20 minuta, presi- "Presidenti Ilir Meta vlerëson rëndësinë e hetimeve transparen­te e shteruese dhe shpreh bindjen e thellë se kjo është një ngjarje e izoluar, e cila nuk mund të zbehë miqësinë shqiptaro- greke. Minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi do vazhdojnë të jenë ura solide të këtyre marrëdhëni­eve dhe kësaj miqësie", thuhet në reagimin e Presidencë­s.

denti u përgjigj pyetjeve nga pjesëmarrë­sit lidhur me temat që lidhen me sigurinë në Ballkan. "Ai ishte i angazhuar dhe i sinqertë", tha Dejtoni. "Sipas mendimit tim të përulur, ai bëri shumë për imazhin e Shqipërisë sot para klasës sonë PASS, duke u folur njerëzve jo vetëm nga Ballkani, por edhe nga pjesa tjetër e Evropës, Afrikës, Azisë, Lindjes së Mesme dhe Veriut dhe Amerika e Jugut", deklaroi ai.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania