Vrasja në Bularat, Soreca: Shqipëria të respektojë minoritetet

"Me Greqinë zgjidhni çështjet e vjetra"

Gazeta Shqiptare - - NGJARJA NE BULARAT -

Bashkimi

Evropian përmes ambasadorit Luigi Soreca kërkon mbrojtjen e minoriteteve, ndërkohë që nga Shqipëria dhe Greqia kërkon zgjidhjen përmes një marrëveshje dypalëshe të çështjeve të vjetra. Këtë qëndrim shprehu dje në Fier kreu i delegacionit të BEsë, Liugi Soreca për ngjarjen e ndodhur në Bularat të Gjirokastrës, ku mbeti i vrarë një minoritar grek nga forcat RENEA. Kreu i diplomacisë europiane, i pyetur sesi do të ndikojë mes Shqipërisë dhe Greqisë kjo çështje, tha se ajo është një çështje dypalëshë dhe sipas tij, është e rëndësishme që dy vendet të gjejnë një marrëveshje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. "Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë është një çështje dypalëshe. Është e rëndësishme për ne si BE që Greqia dhe Shqipëria të gjejnë një marrëveshje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE- së. Është e rëndë- sishme që komunitetet në Shqipëri, pakicat në çdo pjesë të vendit të mbrohen", deklaroi z. Luigi Soreca. Kreu i diplomacisë europiane në Tiranë vlerësoi ministrin në detyrë, Fatmir Xhafajn për operacionet e fundit, ndërsa tha se shpreson që qeveria të vazhdojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit. "Ministria e

DEKLARATA

"Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë është një çështje dypalëshe. Është e rëndësishme për ne si BE që Greqia dhe Shqipëria të gjejnë një marrëveshje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Është e rëndësishme që komunitetet në Shqipëri, pakicat në çdo pjesë të vendit të mbrohen", tha z. Soreca.

Brendshme ka ndërmarrë disa operacione shumë të rëndësishme dhe në krye të tyre ka qenë ministri Xhafaj, ndaj vlerësimi ynë për ministrin është i qartë. Ne shpresojmë që ministri i ardhshëm dhe e gjithë qeveria do të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar në të gjithë vendin", theksoi ambasadori i deleg- acionit të BE- së në Tiranë. Deklaratat e ambasadorit të BE u bënë pas një aktiviteti në Fier. Por, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, është optimist se javën e ardhshme komisioni parlamentar do të përfundojë punën për reformën zgjedhore dhe ta votojë në Kuvend. Kjo do të thotë se opozita sipas Sorecës, duhet të kthehet në Kuvend dhe të përfundojë këtë proces. "Ne jemi shumë të kënaqur nga puna e bërë nga komisioni i reformës zgjedhore, me asistencë nga ekspertët ndërkombëtarë me një dialog ndërpartiak shumë pozitiv. Kjo duhet të finalizohet në parlament, me punën e përbashkët të të dy krahëve. Në jemi shpresëplotë se gjatë javës tjetër, komisioni i reformës zgjedhore do të rinisë punën dhe të votojë këtë reformë", u shpreh z. Soreca.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.