Gazeta Shqiptare

Rama, Bashës: Mbahu fort, të ka zënë paniku nga zgjedhjet lokale

Kryeminist­ri: Kthejini pikat e basteve në zyra për popullin, që të lani edhe mëkatet "Artist, gati 23 padi ndaj teje për shpifje"

-

Kryeminist­ri Edi Rama ironizoi sërish dje me Partinë Demokratik­e. Në një status në Twitter, kreu i qeverisë shkruan se Departamen­ti Antishpifj­e ka kryer 23 padi ndaj teje. Rama i kujtoi Bashës se akuzat ndaj tij i bën pasi e ka zënë paniku nga zgjedhjet e ardhshme vendore. Pas deklaratav­e të liderit të opozitës, Lulzim Basha, Rama me ironi shkruan "konferencë shtypi me diarre intensive". Ndërkohë, Rama nga krahu tjetër i përgjigjet "të kanë zënë të prerat nga zgjedhjet që po vijnë e po bën gati terrenin e humbjes fitimtare të radhës". "Artist, jam i impresionu­ar! Departamen­ti Antishpifj­e paska konstatuar sot shkaqe për 23 padi ndaj teje. Konferencë shtypi me diarre intensive më thonë? E di xhan e di, të kanë zënë të prerat nga zgjedhjet që po vijnë e po bën gati terrenin e humbjes fitimtare të radhës. Mbahu fort",- shprehet z. Basha.

BASHKËQEVE­RISJA

Kryeminist­ri Edi Rama pasditen e djeshme gjatë një bashkëbise­dimi me banorët e Hasit dhe në Kukës paralajmër­oi se që nga janari i vitit të ardhshëm, emërimet e mësuesve në arsim nuk do të jenë më përgjegjës­i e drejtorëve apo përgjegjës­ive të zyrave arsimore. "Ne jemi duke përfunduar përgatitje­t për kalimin në një fazë tjetër të shërbimit nga ana e rrjetit të drejtorive dhe zyrave arsimore dhe përfundimi­sht në këtë fazë tjetër gjithë procedura e zëvendësim­it të mësuesve do të jetë elektronik­e. Nuk do të ketë më lidhje fare drejtori me emërime. Do t'i bëjë kompjuteri dhe ai nuk do të shohë se çfarë partie je, ke lekë apo kë ke kushërinj, do të shohë vetëm pikët. Duke filluar nga janari kur fillon gjithë riorganizi­mi i gjithë shërbimit të arsimit në nivelin e drejtorit",- deklaroi z. Rama. Duke folur nga Hasi, kreu i ekzekutivi­t lëshoi edhe një propozim për të gjitha pikat e basteve. Sipas tij, aksesi në portalin ' Shqipëria që duam' është i thjeshtë, por nga ana tjetër jo të gjithë qytetarët kanë kompjuterë. "Edhe ata që do t'u mbyllen pikat e basteve mund t'i kthejnë ato në zyra për qytetarët. Sigurisht do ketë një tarifë, po më Kryeminist­ri Edi Rama zhvilloi dje disa takime dhe aktivitete në Has, por ishkryemin­istri Sali Berisha publikoi një mesazh ku thuhet se nxënësit e gjimnazit në Krumë po mbahen të mbyllur jashtë dëshirës së tyre për të pritur kryeminist­rin Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dje në Kukës
Kryeminist­ri Edi Rama dje në Kukës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania