Faturimi i biznesit, Tabaku: Tenderi 15 mln euro. Ahmetaj: S'ka kosto shtesë

Gazeta Shqiptare - - QEVERISJA -

Për

PD- në, paralajmërimi i saj 5 javë më parë, se monopo lin e kontrollit të faturimit mbi biznesin do ta fitojë një kompani kroate, është faktuar tashmë. Sipas deputetes së PD- së Jorida Tabaku kompania kroate mori tenderin korruptiv dhe të paracaktuar, që do të faturojë biznesin me një kosto nga 80- 100 milionë euro. Edhe kreu i PD- së Lulzim Basha përsëriti dje akuzat e drejtuara më herët nga deputetët Jorida Tabaku dhe Endri Hasa për tenderin e faturimit të bizneseve, për kryeministrin Edi Rama. Basha deklaroi se ky tender është korruptiv dhe sipas tij i lidhur me vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama. Sipas tij Olsi Rama është ndihmuar nga një zyrtare e huaj që ka shërbyer deri pak kohë më parë në Tiranë, por nuk ka përmendur emrin e saj. "Faturimi i bizneseve, tender korruptiv për Olsi Ramën. Një kompani kroate ka marrë tender kundër ligjit. Firma ka mbështetje nga një zyrtare e huaj që ka shërbyer në Tiranë. Bashkëpunimi i Olsi Ramës me një shtetase të huaj që ishte deri para pak kohësh në Shqipëri, një firmë kroate ka fituar një tender prej miliona eurosh për menaxhimin e kasave fiskale. Kjo është një dhuratë e kryeministrit për vëllain tij. Mekanizmi i gjetur në këtë rast vetëm fakton vërtetësinë e akuzave që i kemi bërë publike. Flamuri i kuq, drita e kuqe indikatori kryesor që tregon se është një tender i korruptuar është kur fitohet në kufijtë e çmimit limit. Nuk do mjaftohemi me këtë denoncim",u shpreh z. Basha. Përmes një postimi në ' Facebook', ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj i është përgjigjur akuzave të PD se me sistemin e ri do shtohen kostot për biznesin. PD u shpreh se monopolin e kontrollit të faturimit mbi biznesin do ta fitojë një kompani kroate, por ministri ka thënë se nuk do ketë asnjë kosto shtesë për biznesin dhe sipas tij koha e SHQUP- it ka mbaruar. "Do të ulë kostot e rënda të sistemit aktual që kemi trashëguar nga koha kur SHQUP- i imponoi kasa me kosto të paktën 300 euro vetëm për instalimin, pa folur për mirëmbajtjen, por që sidoqoftë nuk do të jetë aspak kusht që të dalin nga funksioni"- theksoi ministri Ahmetaj.

Basha deklaroi se ky tender është korruptiv dhe sipas tij i lidhur me vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.