Gazeta Shqiptare

Xhafaj, fushatë për mandatin e dytë të Veliajt: I flet vetë puna

Kryebashki­aku i Tiranës: "The Guardian" na thotë se ky qytet u zgjua nga letargjia "Puna dhe rezultatet, treguesi më i mirë për cilindo"

-

Ish- ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u shfaq dje për herë të parë në publik në krah të Erion Veliaj për t'i dhënë atij mbështetje për një mandat tjetër në krye të bashkisë së Tiranës.

Gjatë një takimi në njësinë numër 10 të Tiranës, Xhafaj- Veliaj dolën përkrah, duke vijuar fushatën elektorale, pavarësish­t se zgjedhjet për kryetar bashkie duan edhe pak muaj.

Katër vjet më parë na është dashur të flisnim se kush është Erion Veliaj, kurse sot nuk na duhet fare të flasim sepse ai dhe ekipi i tij duhet të tregojnë çfarë punësh kanë bërë dhe janë duke bërë. Puna dhe rezultatet janë treguesi më i mirë, CV- ja më e mirë për cilindo.

Erion Veliaj hyri për një mision dhe me punë, me rezultate, me atë çfarë ka bërë, është duke kërkuar një mandat të dytë, jo për të vazhduar të qendrojë në atë karrige, por për të shërbyer dhe për ta çuar përpara këtë mision.

Gjëja më e mirë e tij është puna", deklaroi Xhafaj.

Nga ana tjetër, kryebashki­aku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë këtij takimi foli dhe për artikullin e "The Guardian", të cilin e quajti si një dëshmi se energjia me të cilën kryhen punët e qytetit po vlerësohet gjithnjë e më shumë. Nga dëgjesa me banorët e Njësisë 10 për Buxhetin 2019, e zhvilluar në mjediset e rikonstruk­tuara të shkollës "Qemal Stafa", Veliaj tha se që punët e mira të vazhdojnë për Tiranën, është jetike shumica në Këshillin Bashkiak, ndaj është e nevojshme që në zgjedhjet e radhës, vota të shkojë për Partinë Socialiste.

"Gazeta prestigjio­ze "The Guardian" publikoi një shkrim special për Tiranën, për mënyrën si kanë ndryshuar gjërat në qytetin tonë. Një nga gjërat që vihet re në mënyrë sistematik­e është sa i sigurt është ky qytet. Në Tiranë ka plot punë për të bërë, por "The Guardian" dhe shumë media kritike po na thonë se ky qytet, pas zgjimit nga letargjia 4- vjeçare, sot është më i mirë", tha ai. Prandaj, "na duhet sot një shumicë në Këshillin Bashkiak, ashtu siç kemi një shumicë në Parlament. Buxheti që po diskutojmë duhet të kalojë në Këshillin Bashkiak, në të cilin sot fatkeqësis­ht nuk

kemi shumicën absolute. Jam i sigurt se ata të opozitës do të vijnë në ditën e votimeve, por duhet t'i pyesim: Ej, ku keni qenë? Pse keni tre vjet që nuk shkoni në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, që nuk votoni ndihmën ekonomike, pagesat e aftësisë së kufizuar, që nuk votoni kompensimi­n e energjisë, banesat sociale,

bonusin e qirasë për familjet që s'përballojn­ë dot çmimet e tregut? Pse keni tre vite që nuk votoni asgjë në Bashkinë e Tiranës?", deklaroi Veliaj.

Ndërkaq, kryebashki­aku i Tiranës u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e ardhshme të mbështesin maksimalis­ht PS, si e vetmja mënyrë që ritmi i punëve në kryeqytet të mos ndalet. Për të ilustruar rëndësinë e votës, Veliaj solli rastin e suksesshëm të rikonstruk­sionit të gjimnazit "Qemal Stafa" në kryeqytet, ku falë mbështetje­s së qytetarëve investimi po përkthehet edhe në cilësi në arsim.

"Ky është realisht një nga ata shembuj që duhet ta përdorim për të thënë: Po, ky investim ka duk! Në qoftë se dikush mendon se vota nuk vlen, ja ku është rasti konkret që voton për të bërë një punë, e cila sjell këtë rezultat", theksoi Veliaj.

Në dëgjesën me banorët e Njësinë 10, Veliaj listoi edhe një sërë investimes­h të rëndësishm­e që kanë transformu­ar tërësisht zonën. "Kemi ndërhyrë në dy blloqe: rehabilitu­am hapësirën publike te Rruga e Durrësit, zona rreth bustit të "Adem Jasharit" dhe rikualifik­uam zonës midis rrugëve "Sami Frashëri" dhe Bulevardit "Gjergj Fishta", gjithë zonën mbrapa Shallvarev­e dhe tregut Çam.

Kemi bërë asfaltimin e plotë të Rr. "Mujo Ulqinaku" dhe Rr. "Him Kolli", vendosëm sinjalisti­kë horizontal­e e vertikale për gjithë lidhjet e Unazës së Vogël dhe Unazës së Mesme të Tiranës", tha Veliaj, ndërsa bëri të ditur se është vendosur sinjalisti­ka e plotë në 30 rrugë të kësaj njësie dhe është bërë asfaltimi dhe sistemimi në 45 rrugë të tjera", deklaroi ai.

 ??  ??
 ??  ?? Ish- ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe kryebashki­aku Erion Veliaj, dje në njësinë nr. 10
Ish- ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe kryebashki­aku Erion Veliaj, dje në njësinë nr. 10
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania