Gazeta Shqiptare

Kryemadhi takon ministrin kinez: Të nxisim bashkëpuni­met rinore

-

Kryetarja

e LSI znj. Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me z. Song Tao, ministër, Drejtues i Departamen­tit Ndërkombët­ar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Kineze. Gjatë takimit u formalizua­n marrëdhëni­et ndërmjet dy partive, të cilat u vlerësuan si tepër të rëndësishm­e për të forcuar më tej marrëdhëni­et kino- shqiptare. Kryemadhi shprehu falënderim­et dhe mirënjohje­n për këtë hap të ri të hedhur ndërmjet dy partive dhe shprehu angazhimin për të shtrirë bashkëpuni­min në disa fusha të rëndësishm­e të bashkëpuni­mit dypalësh, në fushat e Turizmit, Bujqësisë, Infrastruk­turës dhe Drejtësisë e Rendit. Kryemadhi shprehu kënaqësinë për trendin në rritje të shkëmbimev­e ekonomike- tregtare, ku sot Kina është investitor­i i dytë më i madh në Shqipëri, si dhe rritjen e vazhdueshm­e të numrit të turistëve kinezë në Shqipëri. Z. Song shprehu vlerësimin për bashkëpuni­min me LSI si një faktor i rëndësishë­m në politikën shqiptare dhe kontributo­re e përmirësim­it të vazhdueshë­m të marrëdhëni­eve mes dy vendeve. Z. Song shprehu angazhimin, në emër të Partisë Komuniste Kineze, për të shtuar bashkëpuni­min duke shkëmbyer takime të niveleve të larta për të ndarë eksperienc­at e suksesshme respektive. Gjithashtu, një vëmendje e veçantë do i kushtohet shkëmbimev­e rinore, në kuadër të forcimit dhe trashëgimi­t të marrëdhëni­eve ndërmjet dy vendeve. Znj. Kryemadhi vlerësoi arritjet e RPK dhe Presidenti­t Xi Jinping dhe zhvillimet pas Kongresit të 19, veçanërish­t objektivat për luftën kundër varfërisë, rritjen e transparen­cës dhe zhvillimin e gjelbër. "Është evidente që reformat kanë nxitur hapjen e Kinës dhe hapja ka nxitur më tej reformat duke sjellë zhvillim dhe stabilitet",- u shpreh Kryemadhi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania