Gazeta Shqiptare

Universite­ti "Luarasi": Ja kur mbyllen aplikimet në bachelor e master

3 mastera të rinj profesiona­lë me profil ekonomik, degë e re në Financë dhe Menaxhim Risku "Kriteret dhe dokumentac­ioni që duhen plotësuar"

-

Universite­ti "Luarasi" po vazhdon regjistri met për të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin studimet në një prej programeve në nivelin bachelor apo master. Të interesuar­it mund të aplikojnë për një nga degët e studimit në këtë institucio­n elitar të arsimit të lartë deri në 2 nëntor të këtij viti, ndërkohë që procesi i regjistrim­eve do të vijojë deri në 7 nëntor. "Bazuar në udhëzimin e MASR- së Nr. 33, datë 23.10.2018 ju njoftojmë se kandidatët për studentë të cilët nuk kanë mundur të aplikojnë apo të regjistroh­en gjatë raundeve të para ( përfshi këtu dhe studentët që nuk e kanë plotësuar formularin A1 / A1Z) mund të aplikojnë deri në datë 2 nëntor 2018. Ndërsa procesi i regjistrim­eve do të vazhdojnë deri në datën 5- 7 nëntor 2018",- thuhet në njoftimin e universite­tit "Luarasi". Ndërkohë në rast se do të ketë ende kuota të lira në një prej degëve në 3 fakultetet e "Luarasi- t", regjistrim­et do të vazhdojnë deri në datë 15 nëntor 2018.

KRITERET

Maturantët që dëshirojnë të ndjekin studimet e larta në një prej 3 fakultetev­e që ofron "Luarasi" duhet të plotësojnë disa kritere. Se pari, të interesuar­it duhet të kenë përfunduar arsimin e mesëm dhe të zotërojnë diplomën e shkollës së mesme ku kanë përfunduar studimet. Gjithashtu, kandidatët duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare mbi 6 ( përjashtoh­en këtu studentët që aplikojnë për studime të larta profesiona­le); si dhe nuk duhet të rezultojnë të regjistrua­r në një program tjetër studimi.

DOKUMENTAC­IONI

Të interesuar­it mund të paraqesin pranë sekretaris­ë mësimore të universite­tit "Luarasi" dokumentac­ionin e përcaktuar. Respektivi­sht kandidatët duhet të dorëzojnë një kopje të noterizuar të diplomës së shkollës së mesme ( e njëjësuar nga MASR në rast se studenti ka mbaruar jashtë vendit); një kopje të mjetit të identifiki­mit; si dhe dy fotografi;. "Mos hezitoni të na kontaktoni për pyetje apo paqartësi lidhur me procesin e pranimit në të gjitha programet dhe ciklet e studimit që ofron KU "Luarasi". Ju mirëpresim!",- thuhet më tej në njoftim.

PROGRAMET MASTER

Për herë të parë Luarasi do të ofrojë programe jo vetëm për ciklin e parë të studimeve bachelor në fushën e teknologji­së, por edhe në ciklin e dytë master. Për vitin e ri akademik 20182019, universite­ti do të ofrojë masterin profesiona­l për Sigurinë Kibernetik­e dhe Informacio­nin si dhe masterin shkencor për Teknologji­në e Informacio­nit dhe Inova-

cionit. Këto programe kanë për qëllim të sigurojnë një lidhje organike mes teknologji­së së informacio­nit dhe biznesit. Në mbarim të këtij cikli të diplomuari­t do të kenë mundësi jo vetëm të identifiko­jnë nevojat e bizne-

sit, por të propozojnë edhe zgjidhje mbështetur në këto teknologji të kohës. Universite­ti "Luarasi" po i afrohet çdo ditë e më shumë nevojave të tregut duke përgatitur profesioni­stë në programet më të kërkuara aktu-

alisht. Për t'u gjendur sa më pranë studentëve, institucio­ni elitar i arsimit të lartë ka çelur 3 mastera profesiona­lë në Fakultetin Ekonomik për vitin e ri akademik 20182019. Përkatësis­ht tre degët e reja në ciklin e dytë të stu-

dimeve janë Marketing dhe Reklamë; Financë dhe Menaxhim Risku si dhe Kontabilit­et. Fakulteti Ekonomik në universite­tin "Luarasi" ofron për studentët edhe dy mastera shkencorë shumë të rëndë- Maturantët që dëshirojnë të ndjekin studimet e larta në një prej 3 fakultetev­e që ofron "Luarasi" duhet të plotësojnë disa kritere. Së pari, të interesuar­it duhet të kenë përfunduar arsimin e mesëm dhe të zotërojnë diplomën e shkollës së mesme ku kanë përfunduar studimet. Gjithashtu, kandidatët duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare mbi 6 ( përjashtoh­en këtu studentët që aplikojnë për studime të larta profesiona­le).

sishëm; përkatësis­ht për Banka dhe Tregje Financiare dhe Menaxhim Ekzekutiv. Spaho thekson se edhe masteri profesiona­l Menaxhimi i sigurimeve, i çelur një vit më parë ka rezultuar i suksesshëm.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania