Italia ofron ndihmë për trajtimin e pacientëve me hemofili në Shqipëri

Ministrja Manastirliu: Vlerësoj maksimalisht mbështetjen

Gazeta Shqiptare - - QEVERISJA -

profilaksisë dhe identifikimit të hershëm të sëmundjeve të lindura të gjakut", tha Manastirliu në fjalën e saj. Ajo më tej vlerësoi mbështetjen e Italisë për të siguruar ndihmë konkrete për sigurimin e faktorit VIII, i cili është jetik për të sëmurët hemofilikë. Seanca drejtohej nga Pier Paolo Sileri, president i Komisionit të Shëndetësisë në Senatin Italian, ku merrte pjesë, gjithashtu, edhe nënsektretari i shtetit, Armando Bartolazzi, zëvendës sekretar i Ministrisë së Shën- detësisë në Itali. Me Bartolazzi, më herët, Ministrja Manastirliu zhvilloi një takim zyrtar, ku palët u dakordësu- an për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ndërsjellët midis Shqipërisë dhe Italisë për shën- detin publik, në fushën farmaceutike, bashkëpunimin mes spitaleve, edukimin dhe trajnimi e mjekëve. Bashkëpunimi do të formalizohet me marrëveshjen e re mes dy vendeve tona, e cila pritet të firmoset së shpejti nga ministrat respektivë të Shëndetësisë. Takimet e zhvilluara në Itali, janë në kuadër të projekteve të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sëmundjeve të lindura të gjakut, ku Shqipëria është përfituese e faktorëve antikoagulues.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.