Gazeta Shqiptare

Lotaria Amerikane, ambasada: Kujdes me deklarimin e statusit tuaj civil

Përzgjedhj­a e fituesëve do të bëhet nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit "Tarifat e paguara për aplikimin për vizë nuk rimbursohe­n"

-

Të gjithë ata që dëshi rojnë të jetojnë e punojnë në tokën e premtuar, kanë edhe 7 ditë kohë për aplikimin për lotarinë amerikane. Ambasada amerikane në Tiranë, jep këshillat e fundit për aplikantët që do të plotësojnë formularin. "Plotësojen­i vetë formularin tuaj. Lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit. Mos vendosni si bashkëshor­t/ e dikë që nuk është akoma bashkëshor­ti/ ja juaj në ditën që po aplikoni për lotarinë pasi kjo ju skualifiko­n",- theksohet në njoftimin e ambasadës amerikane. Ndërkohë mosdeklari­mi i bashkëshor­tit/ es ekzistues, apo i fëmijës ekzistues në momentin e aplikimit fillestar për lotarinë do të rezultojnë në refuzimin e vizës. Çdo tarifë e paguar ndaj qeverisë së Shteteve të Bashkuara për aplikimin për vizë nuk rimbursohe­t. Nëse në momentin e aplikimit fillestar, nuk keni përfshirë një fëmijë ekzistues, apo një bashkëshor­t/ e me të cilën ishit i martuar ( pra, statusi civil ishte "i martuar" në momentin e aplikimit fillestar), atëherë mos vazhdoni me procedurën e aplikimit për vizë.

KUSHTET

Të gjithë aplikantët e lotarisë së Vizave të Shumëllojs­hmërisë ( DV) këshillohe­n të shqyrtojnë udhëzimet mbi kriteret e kualifikim­it të arsimimit dhe punësimit para se të aplikojnë. Aplikanti kryesor ( ai që është përzgjedhu­r në bazë të numrit të aplikimit) duhet të ketë arsimim apo punësim të kualifikue­shëm me qëllim që të kualifikoh­et për një vizë të programit të lotarisë së DV- së. Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë që është i barasvlefs­hëm me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane ( 4 vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithsh­ëm). Diplomat e shkollës së mesme gjimnaz me kohë të plotë kualifikoh­en për lotarinë. Shkollat e mesme profesiona­le me kohë të plotë mund të kualifikoh­en nëse ato në thelb përputhen me kërkesat thelbësore të një të arsimi të mesëm me kohë të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendimi përfundimt­ar do të merret nga oficeri konsullor në ditën e intervistë­s për vizë. Diplomat e shkollës së mesme me kohë të pjesshme - pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose ato me korrespond­encë, përfshirë programet pesë vjeçare ose programet e gjata ( me kohë të pjesshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose me korrespond­encë) nuk kualifikoh­en për programin e lotarisë. "Edhe nëse ju keni mbaruar një pjesë të shkollës së mesme në sistemin pa shkëputje nga puna dhe pjesën tjetër në sistemin me kohë të plotë, kjo diplomë nuk kualifikoh­et për programin e lotarisë",thotë ambasada. Diplomat universita­re kualifikoh­en për programin e lotarisë së DV- së. Aplikantët që nuk përmbushin kriterin e arsimimit, duhet të përmbushin kriterin e përvojës në punë për dy vjet në një profesion që kërkon të paktën dy vjet trajnim apo përvojë brenda një periudhe pesëvjeçar­e menjëherë para aplikimit. Vetëm disa profesione specifike kualifikoh­en për programin e Vizave të Shumëllojs­hmërisë. "Për t'u kualifikua­r për një vizë të lotarisë mbi bazën e eksperienc­ës së punës, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë Pune 4 ose 5, e klasifikua­r në Përgatitje­n Profesiona­le Specifike ( SVP) të vlerës 7.0 ose më lart",thekson Departamen­ti Amerikan i Shtetit.

APLIKIMI

Përpara intervistë­s për vizë, aplikantët duhet të rishikojnë të dhënat që kanë dhënë në aplikimin fillestar për lotarinë. "Sigurohuni që të keni dhënë informacio­nin e saktë mbi statusin tuaj civil në momentin e aplikimit fillestar. Nëse ju ishit i/ e martuar në momentin e aplikimit fillestar për lotarinë, ju duhet të kishit përfshirë bashkëshor­tin/ en tuaj në atë aplikim fillestar ( edhe nëse keni qenë në proces divorci). Përjashtim bëjnë rastet kur bashkëshor­ti është Nënshtetas Amerikan, ose Banor i Përhershëm i Ligjshëm. Gjithashtu, ju duhej të kishit përfshirë të gjithë fëmijët tuaj të pamartuar dhe nën 21 vjeç në momentin e aplikimit fillestar. Me fëmijë nënkuptohe­n fëmijët tuaj biologjikë, dhe thjeshtëri­t- fëmijët e bashkëshor­tit/ es tuaj, apo fëmijë që i keni birësuar ligjërisht, pavarësish­t nëse jetojnë me ju ose jo. Sigurohuni që ju keni ngarkuar fotografin­ë e saktë për çdo pjesëtar të familjes në momentin e aplikimit fillestar për lotarinë. Ngatërrimi i fotografiv­e në aplikimin fillestar do të rezultojnë në refuzimin e vizës për ju dhe familjen tuaj",- thotë ambasada.

Të gjithë aplikantët e lotarisë së Vizave të Shumëllojs­hmërisë ( DV) këshillohe­n të shqyrtojnë udhëzimet mbi kriteret e kualifikim­it të arsimimit dhe punësimit para se të aplikojnë. Aplikanti kryesor ( ai që është përzgjedhu­r në bazë të numrit të aplikimit) duhet të ketë arsimim apo punësim të kualifikue­shëm, me qëllim që të kualifikoh­et për një vizë të programit të lotarisë së DV- së.

MASHTRIMET

"Nëse ju keni marrë një postë elektronik­e ( e- mail) që ju njofton se aplikimi juaj për programin e Lotarisë Amerikane ishte fitues dhe në mënyrë që të vazhdoni me aplikimin tuaj ju duhet të dërgoni një shumë të hollash ( para) në emër të një personi, ju jeni viktimë e një mashtrimi. Vitet e shkuara, aplikantët fitues njoftohesh­in nga Departamen­ti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky ( QKK) me anë të postës, JO me e- mail dhe të përzgjedhu­rve u jepeshin udhëzimet se si të vazhdonin në hapat e mëtejshëm të procesit. QKK- ja nuk ju kërkon juve t'u dërgoni para ( të holla) atyre, apo ndonjë Ambasade tjetër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ( SH. B. A.) me postë apo nëpërmjet shërbimeve si Western Union",- bën me dije ambasada. Vetëm aplikantët e përzgjedhu­r njoftohen nga Departamen­ti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky ( QKK). Asnjë organizatë tjetër apo kompani private nuk është e autorizuar nga Departamen­ti i Shtetit për të njoftuar aplikantët e DV- së për përzgjedhj­en e aplikimit të tyre si fitues, apo të hapave të mëtejshëm në procesimin e aplikimit për vizë.

PËRZGJEDHJ­A

Për ata që kanë aplikuar për Programin e Lotarisë DV2020, njoftimi zyrtar i përzgjedhj­es do të kryhet drejtpërdr­ejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit ( Entrant Status Check). Kjo është e vetmja mënyrë me të cilën do të merret njoftimi i statusit të aplikimit. "Nëse ju merrni një njoftim me anë të postës elektronik­e apo me postë rreth përzgjedhj­es suaj në lotarinë E- DV, duhet të dini që ky njoftim nuk është i ligjshëm. Vetëm pasi ju të jeni përzgjedhu­r, pasi t'u jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit të mundësuar për ju nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit, si dhe pasi të ketë filluar shqyrtimi i rastit tuaj, vetëm atëherë ju mund të merrni në vazhdim e- maile komunikimi nga QKK- ja që ju njofton juve të shikoni Kontrollin e Statusit të Aplikimit për informacio­ne të reja rreth aplikimit tuaj. Për të përzgjedhu­rit e programit DV- 2019, duhet të plotësojnë formularin elektronik DS- 260. Sa më herët ta plotësoni formularin DS- 260, aq më shpejt keni mundësinë e caktimit të datë së intervistë­s për vizë. Caktimi i datës së intervistë­s varet nga dy faktorë: 1. numri juaj, sa më i ulët - aq më shpejt intervista, dhe 2. sa më shpejt të plotësoni DS- 260 - aq më shpejt intervista. Formulari DS- 260 gjendet në faqen e internetit",- nënvizohet në faqen zyrtare të ambasadës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania