Jo më nënshtetësi amerikane për fëmijët e huaj që lindin në SHBA

Gazeta Shqiptare - - LOTARIA AMERIKANE -

Presidenti

Donald Trump ka njoftuar se po planifikon që të ndërpresë dhënien e shtetësisë amerikane për fëmijët e huaj që lindin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tha se po punohet për t'i dhënë fund përmes një urdhri ekzekutiv dhënies së shtetësisë për fëmijët jo amerikanë. Trump tha se urdhri ekzekutiv nuk është e nevojshme që të votohet në Kongres. "Ne jemi i vetmi shtet në botë që një person vjen këtu, lind një fëmijë, dhe fëmija në thelb është një qytetar i Shteteve të Bashkuara për 85 vite duke pasur edhe përfitime. Është qesharake dhe kjo duhet që të marrë fund", tha Donald Trump.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.