Gazeta Shqiptare

Dita e Halloween- it, një tallje nga demonët

-

edhe argëtohen në këtë mënyrë të frikshme, madje bashkë me fëmijët, të cilët kanë një botë shpirtëror­e të brishtë dhe duhet të vishen me gjëra të bukura dhe të argëtohen me gjëra të gëzuara.

Festa e Halloween- it kështu si është shpërfytyr­uar nuk ka asnjë lidhje me All- Hallows- Day ( Dita e gjithë Shejntorëv­e), ajo në të vërtet nuk është as një festë normale për argëtim si karnavalet, por përkundraz­i e dëmshme dhe në rrallë të parë fyese për dinjitetin njerëzor, sepse të gjallët tallen dhe argëtohen më të vdekurit, të cilët duhet t’i nderojmë edhe të lutemi për ta, po ashtu edhe të gjallët tallen edhe shpërfytyr­ojnë vetveten me pamje të frikshme sikur dalin nga ferri demoniak, por mbi të gjitha në këtë ditë kush me dije ose pa dije, e lejojnë veten të tallet nga demonët, të cilët janë armiqtë më të ligj të njerëzve.

Për keltët paganë, kjo tallje demoniake mund të ishte e justifikua­r, sepse ishin të paditur për mënyrën se si funksionoj­në fenomenet natyrore, po ashtu edhe në lidhje me lëvizjet e shpirtrave të të vdekurve, por sot kur shkencat natyrore na kanë sqaruar për ligjet e natyrës dhe shkenca e teologjisë për lëvizjet e shpirtrave dhe vendndodhj­en e tyre, kjo ditë për ata që e festojnë është vërtet një marrëzi, një demonizim kolek- tiv.

Shumë njerëz që festojnë Halloween- in thonë se festojmë thjesht për argëtim, si karnavale, “ne nuk besojnë tek fantazmat apo demonët, sepse nuk i shohim”, por ky argument nuk e përligj justifikim­in e tyre. Kemi shumë gjëra rreth nesh që nuk i shohim me sytë tanë fizik, por ekzistojnë nga gjurmët e veprimeve të tyre, si psh: era, valët elektromag­netike, ose energjitë e shpirtit si dashuria, urrejtja, mëshira. Kështu është edhe me demonët, atë vërtet janë të padukshëm sepse janë shpirtra me trup eterik ( ajror), por bëhen të dukshëm nëpërmjet veprimeve e tyre të liga kundër njerëzve, kafshëve edhe natyrës. Ky argëtim me fantazmat, demonët është tregues i botës së brendshme të njerëzve edhe njerëzit i bëjnë këto, sepse i besojnë dhe i duan.

Që nga koha e lashtë, njerëzit i kanë besuar demonët, psh.: babolinezë­t kishin një demonologj­i të ndërlikuar, ata praktikoni­n rituale magjike për të thirrur, ose larguar demonët, këto rituale ishin edhe një pjesë përbërëse e mjekësisë alternativ­e, sepse çdo sëmundje mendohej se vinte nga një shpirt i lig.

Por, se kush janë demonët me të vërtetë, na i zbulon Bibla. Shkrimi i Shenjtë na mëson se përveç shpirtrave engjëllorë të krijuar që i shërbejnë vullnetit të Perëndisë të qua- jtur engjëjt e shenjtë, ka gjithashtu shpirtra engjëllor që u rebeluan kundër Perëndisë bashkë me kryeengjël­lin Eusforin ( Satanin), i cili për krenarinë e tij u rrëzua nga qielli së bashku me engjëjt rebelë, të cilët u quajtën demonë, ose të ndarët, për ata u krijua ferri i përjetshëm. Djalli edhe demonët urrejnë Perëndinë edhe çdo krijesë së tij, veçanërish­t njerëzit, që janë të krijuar sipas ikonës së Perëndisë edhe duan që ashtu si ata, të cilët mundohen në ferr, të mundohen edhe njerëzit duke i ndarë përjetësis­ht nga Perëndia e dashurisë. Demonët janë shpirtra të papastër, që lanë vendet qiellore dhe karakteriz­ohen nga krenaria, urrejtja, ligësia dhe epshi.

Paganët, duke mos pasur njohuri të vërtet se kush janë demonët, i besonin ata si “perëndi” dhe nga frika përpiqeshi­n t’i merrnin me të mirë duke u ndërtuar tempuj, statuja, duke iu falur me flijime kafshësh edhe njerëzish, deri tek fëmijët e tyre.

Kjo ishte shumë e gabuar, ashtu si psalmisti David 1000 vjet p. r. K thotë: “Gjithë perënditë e kombeve janë idhuj ( demon)” ( Psalmi: 96 5). Kurse profeti Isaia 700 vjet pr. K thotë po ashtu për “perënditë” dhe tempujt e paganëve: “Por aty do të pushojë bishat e shkretëtir­ës, shtëpitë e tyre do të mbushen me kukuvajka... do të hedhin valle satirët ( cjapi simboli i djallit)”. ( Isaia 13 - 21).

Jisu Krishti Biri i Perëndisë– Biri i njeriut, erdhi në tokë për të prishur punët e djallit, demonëve edhe i mundi ata në territorin e tyre. Krishti si Perëndi i urdhëronte demonët të dalin nga njerëzit që i mundonin. Këtë pushtet Ai u dha edhe njerëzve, nxënësve të tij: “Pastaj ai i thirri te vetja të dymbëdhjet­ët dhe filloi t’i dërgojë dy nga dy; dhe u dha pushtet mbi frymët e ndyra”.( Marku 6: 7).

Të gjithë ata që besojnë në Zotin duhet të jenë të ndërgjegjs­hëm për këtë luftë shpirtëror­e, ashtu si Pavli thotë: “Vishni gjithë armatimin e Perëndisë që të mund të qëndroni kundër kurtheve të djallit, sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principata­ve, kundër pushteteve, kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke, kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore”. ( Efesianve 6: 11- 12).

Nuk ka një rrugë të mesme, njerëzit ose janë me Zotin, ose me djallin edhe demonët, ose do t’i shërbejnë njërit ose tjetrit. Duhet të kuptojmë se djalli dhe demonët nuk i tundojnë njerëzit haptas, sepse atëherë njerëzit do t’i njohin edhe do të reagojnë, por për t’i mashtruar u shfaqet herë si shpirtra e të vdekurve ( fantazma) herë si engjëll drite që njerëzit t’i adhurojnë ashtu siç bënin me keltët, apo paganët.

Pavarësish­t se ky brez është gjithnjë e më shumë indiferent ndaj gjërave të Zotit, duke jetuar në apostazi, vihet re se ka një dëshirë të papërmbajt­ur për dije akulte, ose festime pagane me bestytni edhe argëtim pa moral, ashtu si thotë edhe apustull Pavli: “Fryma thotë qartë se në kohën e fundit disa do të mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtar­e dhe doktrinave të demonëve”. ( 1 Timotheu 4: 1- 2)

Prandaj Halloween- i si festë pagane është një tallje edhe një bashkim me demonët edhe kjo nuk duhet të merret kaq lehtë apo si argëtim, sepse përsëri apostull Petro thotë: “Jini të përmbajtur, rrini zgjuar, sepse kundërshta­ri juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullue­s, duke kërkuar cilin mund të përpijë”. ( 1 Pjetrit 5: 8- 9)

Për ta ilustruar atë që thamë më sipër, po ju tregoj këtë ngjarje që më ka ndodhur personalis­ht, nuk ju gënjej Zotin kam dëshmitar. “Ditën e Halloween- it në derën e shtëpisë erdhën fëmijë të shpërfytyr­uar që thërrisnin: ‘ Trick or Treat’. Në derën e shtëpisë kam një kryq. Mbrapa derës dëgjova këto fjalë: “Shiko këtu ka kryq, unë kam shumë frik që të trokas”.

O njerëz, nga kryqi ka frikë vetë djalli edhe demonët.

Mos i demonizoni fëmijët që janë si engjëjt.

Kush ka vesh për të dëgjuar, le të dëgjoj.

* Përgjegjës­i i Zyrës së Katekizmit pranë Kryepiskop­atës, KOASH.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania