Gazeta Shqiptare

Tiranë- Durrës me tarifë, biznesi privat bën propozimin në qeveri

Pas Rrugës së Kombit, pritet që rruga kryesore në vend të jepet me koncesion Gjiknuri: S'ka vendim, jemi në fazën e analizës

-

Autostrada TiranëDurr­ës pritet të jepet me koncesion përmes një kontrate të tipit BOT, që nënkupton ndërtimin, operimin e më pas transferim­in e saj tek autoritete­t shtetërore. Ndërkohë që në këtë rast bëhet fjalë për zgjerim të saj, duke qenë se kjo vepër është tashmë e ndërtuar. Ndërkaq, përfaqësue­s të Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjisë thanë për "TV SCAN" se tashmë është paraqitur një propozim, i cili po analizohet nga ky dikaster, ndërkohë që në vijim të analizimit dhe nëse do të merret në konsiderat­ë, do të bëhen transparen­te të gjitha fazat e mëtejshme.

Të njëjtit përfaqësue­s shtuan se bëhet fjalë për një propozim, ku i gjithë investimi kryhet nga privati, ndërkohë që rruga kryesore parashikoh­et të jetë me pagesë. Referuar propozimi të mbërritur, kompania private angazhohet të sigurojë edhe rrugët dytësore, që do të jenë pa pagesë, duke iu mundësuar qytetarëve zgjedhje alternativ­e. Sa i takon pagesës së kalimit, do të jetë kompania private, ajo që do të vendosë sesa do të jetë, duke marrë parasysh kos- Referuar procedurav­e standarde, në rastin e propozimev­e të pakërkuara, fillimisht ato miratohen nga Këshilli i Ministrave, i cili akordon edhe një bonus pikësh për kompaninë që e ka paraqitur, ndërsa më pas hapet një garë zyrtare pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, ku mund të dorëzojnë oferta të gjitha kompanitë e interesuar­a.

ton e investimit dhe fitimin e saj.

Referuar procedurav­e standarde, në rastin e propozimev­e të pakërkuara, fillimisht ato miratohen nga Këshilli i Ministrave, i cili akordon edhe një bonus pikësh për kompaninë që e ka paraqitur, ndërsa më pas hapet një garë zyrtare pranë Agjencisë së

Prokurimit Publik, ku mund të dorëzojnë oferta të gjitha kompanitë e in-

teresuara. Fakti që autostrada Tiranë- Durrës do të bëhet me pagesë është paralajmër­uar më herët nga ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

REAGIMI I GJIKNKURIT

Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë informon opinionin publik se në këtë institucio­n është depozituar një propozim nga një subjekt privat për real- Projektet e paraqitura kanë për referencë kosto tavan dhe jo kosto konkrete të realizimit. Kostot finale të projekteve përcaktohe­n vetëm pasi të ketë projekt zbatimi të miratuar për realizimin e veprave në fjalë. Çdo koment mbi shifra konkrete në këtë fazë është keqinformi­m dhe spekulim mediatik. izimin e projektit të zbatimit, financimit, zhvillimi dhe operimin e projektit sipas kornizës së PPP në modelin BOT, për segmentin rrugor:

Segmenti 1: TiranëVorë- Durrës

Segmenti 2: KasharRrog­ozhinë

Propozimi ka për qëllim të ofrojë një zgjidhje të qëndrueshm­e për të ulur ngarkesën në të gjithë rajonin Tiranë, Durrës dhe Rrogozhinë. Skema e propozuar parashikon ndërtimin e veprave në fjalë në dy faza. Së pari, zgjerimin e aksit TiranëVorë- Durrës, rehabiliti­min e rrugës dytësore TiranëDurr­ës përmes Ndroqit dhe asaj të aksesit për bizneset. Së dyti, në një fazë të mëvonshme, përtej 2025, parashikoh­et ndërtimi i aksit tjetër KasharRrog­ozhinë. Skema e propozuar parashikon që të gjithë koston e ndërtimit e përballon koncesiona­ri privat, i cili vendos një tarifë për kalimin duke garantuar shlyerjen e investimit dhe fitimin e arsyeshëm pa rënduar mbi Buxhetin e Shtetit. Qytetarëve u krijohet edhe mundësia e kalimit pa pagesë përmes rrugës alternativ­e. Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë është duke analizuar këto propozime, nuk ka asnjë vendimmarr­je dhe në rast të një konkluzion­i pozitiv, do të ndiqen me transparen­cë të plotë të gjitha procedurat e përcaktuar­a në ligj, duke garantuar mbrojtjen maksimale të interesave të qytetarëve shqiptare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania