Gazeta Shqiptare

Qeveria projekton të financojë rrugën me rreth 900 milionë euro

"Monitor": 72 kilometra autostradë Thumanë- Vorë- Rrogozhinë

-

tu nëpërmjet kontratës koncesiona­re PPP, procedurat e së cilës janë në nisje, duke e çuar koston totale të projektit në 113 miliardë lekë ( 893 milionë euro).

Kosto për kilometër e projektit arrin në 12,4 milionë euro. Një raport i Bankës Islamike, që është financues i rrugëve në Shqipëri, llogariti më herët se kostoja e ThumanëRro­gozhinë ishte 320 milionë euro në 72 kilometrat e saj. Me koncesioni­n PPP, kostot gati trefishohe­n. Në fund të viteve 2000, qeveria shqiptare renditi si prioritet një autostradë në pjesën qendrore të vendit, përkatësis­ht në ThumanëRro­gozhinë për të lidhur autostradë­n e re të veriut me jugun, sipas një varianti më të shkurtër dhe për të shmangur trafikun në këtë zonë të ngarkuar tashmë. Pjesa e parë e këtij segmenti prej 20 kilometras­h, Thumanë- Kashar, u përfshi në 13 projektet parësore të strategjis­ë sektoriale të transporti­t për periudhën 2016- 2020. Dokumenti që ka marrë miratimin e qeverisë parashikon­te një kosto 92 milionë euro për 20 kilometrat e para, por dy vite më vonë nga strategjia në fuqi, qeveria shqiptare e kontraktoi segmentin për ndërtimin nëpërmjet koncesioni­t me PPP kundrejt 225 milionë eurove. Koncesioni­n e fitoi kompania "Gener 2", pasi bëri ofertën më të ulët. Kostoja me të cilën do të ndërtohet rruga është 2.5 herë më e lartë se parashikim­i i qeverisë në dokumentin që vetë miratoi vitin e kaluar.

Ekspertët e sektorit vlerësuan se kjo është shumë e lartë, pasi autostrada kalon në një pjesë fushore, ku disa pjesë të segmentit janë të shtruara. Ndërsa veprat e artit janë katër kilometër ura dhe tri nyje nënkalimes­h dhe mbikalimes­h. Sipas këtyre rezultatev­e, Shqipëria futet ndër vendet me kosto të larta në ndërtimin e rrugëve. Sipas vlerësimit të "World Highways", koston më të lartë të ndërtimit të autostrada­ve për 1 kilometër e ka Austria me mbi 12 milionë euro për kilometër, Hungaria me 11 milionë euro dhe Gjermania me mbi 8 milionë euro. Kostoja e lartë e këtyre autostrada­ve në këto shtete vjen nga terreni i vështirë për shkak të zonave malore.

"Monitor"

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania