Gazeta Shqiptare

Vodhi paratë e dëmtoi Kishën Françeskan­e, 26- vjeçari kapet në një lokal duke pirë raki

Aleksandër Tanushi: E fal hajdutin që arrestoi policia, shpresoj ta shoh në kishë si besimtar Përgjegjës­i i objektit të Kultit: E kapa brenda, më kërkoi mëshirë dhe pastaj më iku nga duart

-

Një 26- vjeçar zgjodhi të futet në Kishën Françeskan­e në Shkodër për të vjedhur para. Kristian Arra nuk e ka menduar shumë mirë planin e tij, pasi ka arritur që të vjedhë vetëm 7 mijë lekë të vjetër dhe në fund ka përfunduar i arrestuar nga policia pas denoncimit që ka bërë përgjegjës­i i Kishës Françeskan­e në Shkodër, Aleksandër Tanushi. Ky i fundit dje ka treguar për "Gazeta Shqiptare" edhe se si ka ndodhur kjo ngjarje. "Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21: 00 të 29 tetorit. Unë dua të jap një mesazh për opinionin, për besimtarët dhe të gjithë ata që janë shqetësuar për këtë ngjarje. Gjithmonë nga kisha është dhënë mesazhi i paqes dhe unë dua ta jap këtë mesazh pas kësaj ngjarjeje për plaçkitjet që është bërë në kishë. Nuk është bërë një dëm i madh, por gjithsesi ka qenë një person, i cili ka tentuar që të plaçkitë kishën, por nuk ka mundur që t'ia arrijë qëllimit, ashtu siç e ka planifikua­r, sepse unë jam ndeshur me personin dhe ai më iku nga duart. Falënderoj policinë, e cila shumë shpejt arriti që ta arrestonte, por edhe kontrolli kudo deri tek kompanjeli ku mendoj se nga aty është futur, por edhe nga aty ka ikur pastaj", tha përgjegjës­i i Kishës Françeskan­e.

DËSHMIA E PËRGJEGJËS­IT TË KISHËS

Më tutje Tanushi u shpreh se, "hajdutit me sa duket nuk i kanë interesuar pjesët sakreale që janë pikturat apo të tjera si këto, por gjatë kësaj tentative, disa trupore të Shna Ndout dhe tek truporja e Krishtit dhe Shën Françeskut me sa është parë ka tentuar që t'i hapë me mjete të forta, por ka kuptuar se arka e lëmoshës ku hedhin para bamirësit ka qenë nën trupore. Ka prishur drynin dhe i ka hapur, por s'ka gjetur asgjë, sepse ne i kemi marrë më përpara, sepse nuk i lëmë shumë aty", tregoi përgjegjës­i i Kishës Françeskan­e në Shkodër, Aleksandër Tanushi. Gjithashtu, ky i fundit tregoi se si e ka mësuar se në kishë mund të ndodhej një hajdut. Tanushi pohoi se, "roja i parkingut përballë kishës më telefonoi dhe më tha se diçka nuk shkon në kishë dhe se dyshonte se ishte dikush brenda. Unë erdha dhe hapa dyert e kishës dhe e gjeta brenda. Erdhi tek unë menjëherë dhe më kërkoi mëshirë dhe nga biseda shumë e shkurtër me të m'u prezantua me emrin Kristian. Normalisht që fillimisht pata një lloj frike, sepse

nuk e dija se kush mund të ishte tjetër me të apo nëse kishte mjete të forta apo edhe armë. Nga biseda që pata, ai më tha ' të lutem mos e thirr policinë' dhe kur unë nxora telefonin për të njoftuar policinë ai më iku nga duart sepse unë e kisha kapur", vijoi Tanushi. Në përgjegjës­i i kishës do kërkojë mëshirë për hajdutin që arrestoi policia. "Personin nuk e kam parë asnjëherë në Kishën e tonë, por ka mbetur si figurë në mendjen time. Shpresoj që ta shoh sërish në kishë, por këtë radhë si besimtar që lutet. Kisha gjithmonë i fal njerëzit dhe patjetër që e kam falur dhe sot jam lutur në mënyrë të veçantë për të dhe për të gjithë personat që mendojnë të bëjnë një veprim të tillë në kisha apo xhamia apo edhe në prona familjare që të mos ndodhin gjëra të tilla. Ne do të lutemi për paqe, harmoni dhe sukses në familje, në mënyrë që ky fenomen të zhduket dhe kërkoj mëshirë prej Zotit që t'i ndihmojë këta persona që të largohen nga veprime të tilla", përfundoi përgjegjës­i Tanushi. Policia arriti ta identifiko­jë dhe ta arrestojë shpejt autorin e vjedhjes, ndërsa sipas burimeve, ai në momentin e arrestimit ndodhej në një lokal në qytetin e Shkodrës duke pirë.

 ??  ?? Kisha Françeskan­e në Shkodër
Kisha Françeskan­e në Shkodër
 ??  ?? Aleksandër Tanushi duke folur për “GSH”
Aleksandër Tanushi duke folur për “GSH”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania