Gazeta Shqiptare

Prokurori i "Gërdecit", Sokol Stojani i nënshtrohe­t procesit të vetingut

KPK: Rezulton pa probleme, justifikon pasurinë

-

TIRANE - Sokol Stojani, prokurori që drejtoi grupin e hetimit për çështjen "Gërdeci", ku asokohe i pandehur u mor edhe ish- ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, doli dje në seancën dëgjimore përpara institucio­neve të vetingut. Nga hetimi i thelluar administra­tiv i kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, prokurori i karrierës rezultoi pa probleme në të tria shtyllat e kontrollit. Relatorja e çështjes tha se ILDKPI konfirmont­e se subjekti i rivlerësim­it ka bërë deklarim të saktë në përputhje me ligjin, ka burime financiare për të justifikua­r pasurinë dhe nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit. Si pasuri të Stojanit u listuan një apartament i blerë në vitin 2002 me kredi, si dhe një automjet me vlerë 4 mijë euro. Në sitën e kon- trollit të trefishtë kanë kaluar edhe familjarët e prokurorit, të cilët gjithashtu e kanë justifikua­r pasurinë me burime të ligjshme. Drejtoria e Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r konfirmont­e përshtatsh­mërinë e prokurorit në detyrë, për shkak se nuk ishin gjetur lidhje të tij me eksponentë të krimit të organizuar. Në shtyllën e aftësive profesiona­le, Sokol Stojani kishte marrë vlerësime pozitive, ndërsa në emër të tij ishin paraqitur shtatë ankesa, njëra prej të cilave nga ish- ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Asnjëra prej ankesave nuk kishte gjetur bazë ligjore. Pasi u njoh me gjetjet e komisionit, prokurori Stojani kërkoi konfirmimi­n në detyrë. Vendimi për të pritet të shpallet të mërkurën e 31 tetorit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania